• |
ide | kryesore

Tragjedia në Shkodër/ Vëllai i Alma Arrazit zbardh bisedën e fundit me të

Lajme, Të fundit



Vëllai i Alma Arrazit, Shkëlzen Bushati ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin. Bushati në një lidhje direkte në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në Neës24 ku ka dhënë detaje në lidhje me aktin e rëndë që ndërmori motra e tij duke u hedhur në lumë me tre fëmijët e saj.

Vëllai i 39-vjeçares u shpreh se për herë të fundit kishte folur më të në datën 1 maj ku ajo e ka uruar. Ai më tej bëri me dije se gjatë bisedës e kishte pyetur si po i hskonin punët por jo ndonjë detaj në shumë.

Bushati shtoi se kishte marrë vesh se kunati i tij kishte një lidhje dhe për këtë arsye ka debatuar me Almën. Ai gjithashtu shtoi se ajo kishte qënduar ca kohë tek ata dhe më pas ishte kthyer te bashkëshorit i saj.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq. Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju.

Ajo u kthye por ai nisi sërish. Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh. Nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë. Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video. Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai.



2 Comments

  1. Njerez pa bosht moral e pa tru. Kur duhej tw ndihmonin te motren nuk e ben ..tani e perdorin si pretekst per te dale ne media. Mortje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *