• |
ide | kryesore

Ndarja e parave me tenderat/ Si gënjeu Rama për shifrat e korrupsionit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në Tiranë Qendra studimore Open Data Albania bëri të ditur për Zërin e Amerikës se ka gjetur disa shifra ekonomike të pasakta lidhur me tenderat dhe bizneset në fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste.

Drejtuesja e kësaj Qendre, Aranita Brahaj, thotë se disa prej të dhënave janë në të vërtetë dukshëm më të ulëta, se ato që citoi zoti Rama. Ajo shtoi se verifikimi i fakteve u bazua në treguesit e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe mbi të dhënat shumëvjeçare, që Open Data Albania ka regjistruar në fushën e tenderave dhe prokurimeve.

Ndërsa fliste të martën para deputetëve dhe ministrave socialistë, kryeministri Edi Rama u përpoq të hidhte poshtë me disa shifra mbi tenderat dhe prokurimet publike kritikat, perceptimin dhe dyshimet për korrupsion në këtë fushë, duke bërë krahasime me të dhëna nga viti 2012, përpara 3 mandateve të tij në qeverisje.

Ai tha se në vitet 2009-2012, që kur filloi prokurimi elektronik dhe mbahen të dhëna, “numri mesatar i operatorëve ekonomikë që fitonin tendera publikë ishte rreth 1000. Në 10 vitet e fundit, ky numër është 2500 mesatarisht në vit, dy herë më i lartë, dy herë e gjysmë më i lartë”.

Por drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, thotë për Zërin e Amerikës se nga verifikimi i të dhënave për disa ditë nga kjo qendër studimore, rezultoi që disa të dhëna nuk qëndrojnë, si dhe interpretimi i tyre nuk ka bazë, siç është shifra për 2 mijë e 500 operatorë apo kontraktorë mesatarisht çdo vit, gjë që nuk rezulton e tillë.

Nga verifikimi i qendrës studimore doli se gjatë vitit 2023 janë vetëm 1 mijë e 374 biznese, subjekte, ose NIPT-e, të cilët kanë fituar në gara të hapura apo të mbajtura publikisht gjët atij vit, me vlerë mbi 800 mijë lekë, referuar të dhënave të hapura të vet sistemit shtetëror, Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Zonja Brahaj thotë se po shënohet si një biznes i ri çdo operator ekonomik, që krijohet nga bashkimi i dy operatorëve ose dy bizneseve të mëhershme.

“Biznesi A, Biznesi B, e ndoshta ka edhe një C, kanë qenë pjesë e listës së bizneseve, që fitojnë tendera prej vitesh. Në një çast ato krijojnë një bashkim operatorësh dhe fitojnë një kontratë të caktuar. Në këtë rast kryeministrit i listohet si një biznes i ri, por në fakt kemi të njëjtët klientë, që kanë fituar tendera më parë dhe vijnë në garë dhe marrin përsëri tendera. Nuk kemi biznese të reja. NIPT-et, po e theksoj edhe një herë, janë 1 mijë e 374”, tha zonja Brahaj.

Drejtuesja e Open Data Albania, thotë se e pazakonshme është edhe gjetja se krahasuar me vitin 2012, në vitin 2023 vlera e fondit limit të tenderave është rritur me 2.08 herë, ndërkohë që numri i NIPT-eve dhe bizneseve që janë angazhuar me një kontratë përmes prokurimit publik është rritur me 57 për qind, ose vetën 1.6 herë.

Në vitin 2012 ishin 876 biznese, ndërsa janë 1374 biznese në vitin 2023, pra nuk ka një rritje 2 herë madje 2.5 herë, siç e prezantoi kryeministri Rama, tha zonja Brahaj.

Ajo e cilësoi si të pasaktë edhe shifrën tjetër prej 6 mijë e 61 kompani të reja fituese, që kryeministri Rama përmendi në fjalim.

“Jo vetëm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi, por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrugët e konkurrencës, në këto 10 vite janë shtuar 6061 kompani të reja fituese tenderash me fonde publike, të reja”, tha zoti Rama në fjalim.

Por sipas verifikimit të fakteve nga Open Data Albania as kjo shifër nuk rezulton e saktë. Bazuar në të dhënat që kjo qendër ka mbledhur nga viti 2012 janë vetëm 4 mijë e 280 NIPT-e, të cilët janë shpallur fitues, ose kanë fituar statusin e një kontraktori publik.

Madje edhe mes 4 mijë e 280 bizneseve nuk janë vetëm fituesit e kontratave publike, por këtu janë përfshirë edhe kompani PPP, kompani fituese përmes programeve si Shqipëria 1 Euro, përmes programeve të caktuara apo privatizime dhe ankande, të cilat shpesh herë nuk janë procedurë e rregullt gare, por janë procedura të cilat bëhen edhe me ligje të veçanta.

“Edhe këtu befasohemi me këtë statistikë, me këtë evidencë, për të cilën mendoj që kryeministrit i është raportuar jo në mënyrën e saktë dhe të duhur. Nuk kemi biznese të shtuara. Nëse ka operatorë të krijuar nga bashkime operatorësh, e garantojmë që janë të njëjtat biznese, që vazhdojnë të fitojnë tendera”, thotë zonja Brahaj.

Kryeministri Rama përmendi në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave socialistë edhe një kursim fondesh prej 960 milionë euro, për shkak të konkurrencës reale në tendera, ndërsa theksoi se nuk janë 5 veta, por janë 25 mijë subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.

“Si rezultat i konkurrencës, meqë ka një tjetër mit të madh se përveç 5 vetave që i marrin të gjitha fondet e shtetit dhe i ndajnë me hajdutët e Rilindjes, tenderat u jepen këtyre të 5-ve gjithmonë sa është fondi limit. Në fakt, jo vetëm nuk janë 5, po janë 25 mijë subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet, por shuma e kursyer nga fakti kokëfortë i garës reale është 96 miliard e 603 milion e 818 mijë e 542 lekë, e thënë ndryshe 960 milion euro kursime për shtetin”, tha zoti Rama në fjalim.

Nga ana tjetër, zonja Brahaj e qendrës Open Data Albania, thotë se nuk dihet se me çfarë metodologjie u arrit në konstatimin se janë kursyer fonde publike në masën 960 milionë euro, por përqëndrimi i parave në pak duar është i dukshëm, sidomos në rastet e procedurave të limituara, kur një thirren operatorë me kritere të ngjashme në një tryezë me autoritetin prokurues dhe fati i parave publike bëhet aty, pa sistemin elektronik publik.

“Nëse kemi 10 kompani që fitojnë 20 për qind të vlerës kontraktore përmes tenderimeve, atëherë ky fakt flet vet. A kemi 5, 10 apo 25 kompani që fitojnë gjithmonë tendera? Po, kemi. Sa herë që ne bëjmë listimet vjetore për gjithë kontraktorët më të mëdhenj, na rezulton që 10 kontraktorët më të mëdhenj fitojnë 20-25 për qind të vlerës së tenderave. Kemi programin e rindërtimit, që është 80 miliardë lekë në 4 vite, dhe të gjithë kompanitë që kanë fituar këto tendera janë kompanitë që kanë pjesën më të madhe, 30-40 për qind të gjithë vlerës së dhënë. Nga ana tjetër nuk mendoj se kemi ndonjë eficencë, ndërkohë që kemi një numër shumë të theksuar procedurash të limituara”, thotë zonja Brahaj për Zërin e Amerikës.

Ajo kujtoi fatin e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, e cila kreu tenderat e gjithë ministrive dhe dështoi brenda dy vitesh, ndërsa zyrtarët e saj u bënë pjesë e hetimeve për dëm të madh ekonomik gjatë një tenderi.

Studiuesit theksuan se nuk ka një përmirësim të situatës sa i takon ndarjes së tenderave në Shqipëri, madje nuk ka një sistem të vlerësimit të konfliktit të interesit dhe të nepotizmit, të cilat kanë krijuar një sistem korruptiv, ku drejtorë publikë bëjnë edhe biznesmenin dhe paratë publike i çojnë pikërisht tek kompania e tyre.

Ata përmendën edhe raportin vjetor të SPAK-ut, ku flitet hapur për tendera fiktivë dhe për kompani dhe biznese, të cilat fitojnë tendra, por që nuk janë asgjë tjetër, veçse biznese që kanë lidhje me njerëz në pushtet./VOA



9 Comments

  1. Nuk do te ishte hera e pare qe Palloshi genjen diten per diell, problemi eshte qe shumica e deleve ne kete vend e besojne dhe u shkelqejne syte kur Palloshi del ne TV.

    1. Pidhrobsh,19.54.Mos ofendo popullin shqiptar per 5 dinare dhe dhrami te qelbura.Tani ik degjo mamin qe blegerin kur I hyn palla.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Komentuesi sipër teje e ka pasur fjalën për mutra si puna jote, por ai gabimisht ju ka quajtur “popull” kur ju nuk jeni gjë tjetër vetëm se mutra dembelë e të paaftë që vegjetoni duke ngrënë djersën e njerëzve të ndershëm

      2. Burre me kurve se ky Rama nuk ka
        Tall bythen me keta fshataret qe ksne ngelur ketu dhe erdhen ne Tirane dhe e votojne symbyllur.
        Ore rot kari po vetem 5 apo 6 oligarke i marin te gjitha leket o mashtues ordiner o monster mos genje kaq hapur

  2. LERI MOR PALLAVRAT
    SE TE NJOHIM.MIRE
    CDO GJE NE KTE VEND
    E KE BERE KELLIRE

    GROPE E BERE GJOKSIN
    SI LEBERIT DIKUR
    NUK KA VLERE TURIZMI
    KUR KOMBI ESHTE SEMURE

    JA KANE VU ALBINIT
    LITARIN NE FYT
    PO GATIT EUROPA
    BERLININ E DYTE

    NDIHMOJE KOSOVEN
    TREPCA DO SHPETUAR
    PO E MORI SERBI
    DHE TI KE MBARUAR

    KOCKE E FORTE PUSHTETI
    KOLLAJ TE JESH RAME
    LOLOT ZVARISEN
    BURRAT QENDROJNE NE KAMBE

  3. PABARAZIA

    Si nuk e gjetëm një rrugëdalje,
    ngelëm në tunel të abonuar,
    jeta na shkoi duke pritur,
    barazinë dhe lirinë e bekuar.

    Në 30 vite reformat dështuan,
    demokraci hibride, jo e vërtet,
    zgjedhjet u vodhën e u blenë,
    as mirëkuptim e as stabilitet.

    Besime fetare kemi me bollëk,
    secili besim me variantin e tij,
    e vërteta sorollatet si kotllëk,
    barazi në gënjeshtra e harmoni.

    Përtej përrallave të religjionit,
    s’kemi parë ndonjë harmoni,
    as drejtësi në ndarjen e pronave,
    as barazi dhe as meritokraci.

    Nga komunizmi dolëm njësoj,
    të barabartë ishim në varfëri,
    të shpronësuar e të ndëshkuar,
    gojëqepur me mungesë në liri.

    Demokracia na bëri të ndryshëm,
    të pabarabartë jemi në pasuri,
    edhe pse me shkollë e me kulturë,
    por mund të vdesësh urie në liri.

    Të pa vlerësuar e pa drejtësi,
    në vende pune në administratë,
    të pabarabartë e pa mundësi,
    në shëndetësi e në gjykatë.

    Nuk ndërtuam dot një shtet,
    që na jep mirëqënie e drejtësi,
    ai vetëm na vjedh e na gënjen,
    nga Shqipëria ik, më mos rri.

    S’dallojmë antivlerën nga vlera,
    pra as të keqen nga e mira,
    na i serivirin si të dyja njësoj,
    ca politikanë e media këllira.

    S’kanë faj mediat e shkreta,
    sa më shumë pushtetit t’i lëpihesh,
    merr favore e pasurohesh shumë,
    bëhesh e madhe e lart ngrihesh.

    Edhe populli jeton me këtë ide,
    mrekullitë s’i bën më Perëndia,
    ç’e do djersën dhe meritokracinë,
    kur çdo gjë dhuratë ta bën partia.

    Kështu o burra sa më faqezinj,
    duke shërbyer si servil te kryetari,
    se ai të mund të japë privilegjet,
    dhe të shpërblejë me ofiqe ari.

    Pabarazia tash është institucion,
    i gjithë pranuar nga kushdo,
    po s’të pëlqeu shko pirdhu ik,
    ose bindu dhe pabarazinë prano.

  4. Derisa te kete dele te bindura dhe derra te kenaqur, ky do te vazhdoje te genjeje dhe te mashtroje duke grabitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *