• |
ide | kryesore

Vjedhja e trashë në Patos/ Balilaj shpalli fituesin në televizion, pa mbyllur tenderin

Arkiva, Lajme, Të fundit


SPAK njoftoi sot se ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie për një tender të trukuar, në lidhje me ndërtimin e një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, që ishte i nevojshëm për shkak të rrëshqitjes së tokës. Fondi limit ishte rreth 67 milion lekë.

Por sipas njoftimit, kryetarja e bashkisë së Patosit është treguar aq e trashë saqë ka njoftuar në televizion fituesin e tenderit, kompaninë “Genti 001” në një kohë që tenderi nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht.

“Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “Genti 001”, është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021” thuhet në dosjen e SPAK.

Gafa e Rajmonda Balilajt ngjan me atë të Erion Veliajt para fushatës së 14 Majit, kur kryebashkiaku doli në televizor duke bërë inspektimin e rikonstruksionit të rrugës Xhon Belushi në Tiranë. Por punimet po kryheshin nga punonjësit e bashkisë, ndërkohë që për rikonstruksionin e rrugës po zhvillohej një tender nga një kompani private.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *