• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, plagosen dy vajza

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lezhë, aksident, Paskuqan



Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Një automjet tip “Volvo” ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe është përplasur me barrierat anësore të aksit. Si pasojë e përplasjes raportohet se kanë mbetur të plagosura dy të reja, konkretisht shoferja e mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte në mjet me të.

Këto të fundit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *