• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafe Pllocë.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet

Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin. Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës. Një zonë kjo me fluks të shumtë të automjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *