• |
ide | kryesore

Meta për Berishën: Kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ngjitur në podium

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në tubimin poshtë ballkonit të banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në foltore ai është shprehur se Berisha po mbahet në arrest shtëpie pasi ka qenë kundër copëzimit të Kosovës e se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik të Shqipërisë.

“Oj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha. Po Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës, se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë, se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta dhe te fuqia për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ndihmuar. I kanë dhënë një podium, më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe zotin, që të flasë më kthjellët. Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës dhe Ramoviçit e kanë ngjitur lart dhe sheh më kthjellët se ne këtu poshtë.

SPAK apo SKAP nuk guxon t’i përmendë emrin Ramës në dy orë kaloi 17 vendime. Nuk po flas për PPP, për tendera sekret, për hata të tjera, këta mburren dhe thonë se po godasim pandëshkueshmërinë, duke u marrë me Sali Berishën, të cilin ka plot shqiptarë që s’e pëlqejnë, por i cili ka qenë një simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror”, tha Meta.



9 Comments

  1. Ik mo se na e shpife. Ti shkon aty qe ti percash me shume demokratet. Hajduti dhe njeriu me i poshter qe ka politika.

  2. Ky kujton se njerezit i kane harruar sharjet dhe fyerjet qe kane bere per njeri tjetrin. Keta jane njesoj bashke me Ramen. Tre hajdut .

  3. “Nuk ta prezantoj shokun tim se është i bukur. A e hape atë shoqatën për homoseksualët”?

    Para Kokalarit ka patur edhe raste të tjera.

    Deputeti Kujtim Gjuzi që në vitin 2019 ka hedhur dyshime se numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka prirje homoseksuale.

  4. Shoqata e Serbo-malazezeve proteston ndaj Ilir Metes qe emerin e komunistit Vasil Shantoviç e ka shqiperizuar. Pyesim Meta eshte trimeruar me komunistin Shantoviç apo me serbo-malazezin Shantoviç?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *