• |
ide | kryesore

Arrestohet polici në Vlorë, përplas me makinë 75-vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka arrestuar një efektiv policie. Sipas AMP, është prangosur një efektiv, pasi ka qëlluar me automjet një 75-vjeçar.

Detaje nga policia: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, Inspektor E. B., 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi rreth orës 14:00 datë 09.05.2024, duke lëvizur me motomjetin e tij, ka aksidentuar në vendin e quajtur “Ish-Aulona”, në aksin rrugor të “Lungomares”, shtetasin me iniciale N. RR., 75 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *