• |
ide | kryesore

Atentat çiftit shqiptar në Greqi/ Burri humb jetën, plagoset gruaja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi



Një atentat mafioze ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas në afërsi të Athinës në Greqi.

Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri i moshës 32-vjeçare ka vdekur menëjherë ndërsa gruaja është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi ndaj tyre është qëlluar me breshëri. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa ende nuk jepen të dhëna për motivete  ngjarjes. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre. ©LAPSI.al

Lajmi në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *