• |
ide | kryesore

Shqiptarja gjendet e vrårë në mes të rrugës në Greqi, autor dyshohet ish-bashkëshorti

Lajme, Të fundit


Një 40-vjeçare shqiptare është vrarë në Menidi të Greqisë. Viktima u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Pranë trupit të pajetë të gruas janë gjetur një thikë, gjurmë gjaku dhe një çantë.

Mediat greke shkruajnë se autor i vrasjes dyshohet se është bashkëshorti i saj. Sipas mediave vendase pas vrasjes fshihet një histori dhune në familje, pasi 40-vjeçarja kishte denoncuar më parë dhunën nga bashkëshorti.

Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur dhe pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë më shumë informacione dhe detaje që mund të çojnë në kapjen e autorit.


2 Comments

  1. LEXONI SHPELLARE PARA SE ME U LIDH

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

    A.B. Jamieson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *