• |
ide | kryesore

Dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj shqiptarëve, arrestohet serbi në Bërnjakë

Lajme, Të fundit
Kosovë



Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Bërnjak, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Dyshohet se serbi me iniciale J.S. ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998 – 1999.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *