• |
ide | kryesore

Ndahet papritur nga jeta prokurori i Elbasanit

Arkiva, Lajme
prokurori



Prokurori i Elbasanit, Durim Bedini është ndarë papritur nga jeta pas një komplikacioni shëndetësor.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor.

Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar.

Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe professional”, – njoftoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në 20 tetor të vitit të kaluar ai kaloi edhe procesin e Vetingut. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *