• |
ide | kryesore

Rama kujton takimin e parë me shqiptarët në Athinë: Shumë gjëra janë ndryshe

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Pavarësisht të gjitha kundërshtimeve që vijnë nga Athina zyrtare, kryeministri Edi Rama është i vendosur për të mos e shtyrë takimin e 12 majit në kryeqytetin grek. Ai ka publikuar në rrjetet sociale dy foto të takimit të parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM🇦🇱❤️🇬🇷” – shkroi kryeministri shqiptar në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mitsotakis ikën te Erdogan, Rama në Athinë. Detaje të takimit me shqiptarët në Greqi



3 Comments

  1. Vertete shume gjera kane ndryshuar, ne 2006 Rama ishte “thjesht” nje multi milioner (ne euro) qe pretendonte te behej kryeminister i nje shteti te vogel si Shqiperia, tani Rama eshte nje miliarder (ne euro) qe shqiperia i duket shume e vogel dhe pretendon te kapi ndonje pozicion tek ndonje nga organizatat nderkombetare. Dmth atehere ishte me pak fodull dhe kapadai, por bythlepiresit qe e ndjekin dhe delete qe e votojne ja kane ngitur nivelin e fodullekut dhe te kapadaillekut. Mjere ne per “lider” qe kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *