• |
ide | kryesore

Mitsotakis ikën te Erdogan, Rama në Athinë. Detaje të takimit me shqiptarët në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas caktimit të vendit në pallatin e lojërave me dorë në Galatsi, mësohen të tjera detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë me emigrantë shqiptarë më datë 12 maj.

Tubimi do të nisë në orën 11:00 dhe i paraprin një koncert me këngëtarë të njohur shqiptarë. Kuptohet nuk është se Rama ka merak të argëtojë bashkatdhetarët në Greqi, por zakonisht koncerte të tilla përdoren si preteks për të grumbulluar njerëz.

Një praktikë kjo që është përdorur dhe funksionon. Vetë Rama do të udhëtojë me charter të shtunën pasdite në Athinë, ku po zhvillohen negociata edhe nga stafi i tij për intervistë në mediat greke, të cilat janë të interesuara për të marrë nga afër qëndrimin e kryeministrit shqiptar për tensionin mes dy vendeve.

Kundër vizitës së Ramës nuk është vetëm kryeministri Mitsotakis, por edhe opozita e SYRIZA, e cila përmes një deklarate e quan atë provokim pasi zhvillohet në një vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

Vetë Rama dje tentoi të qetësonte Athinën teksa deklaroi se nuk shkon aty as për fushatë e as për të ndikuar në çështje të brendshme të politikës greke. Bashkë me kryeministrin në Athinë do të jetë numri dy i PS, Blendi Klosi, disa deputetë e zyrtarë të tjerë të mazhorancës.

E po kështu edhe kryebashkiakë të jugut do të udhëtojnë të premte e të shtunë për të mobilizuar njerëz të tyre që të marrin pjesë në tubimin e Ramës. Homologu i tij grek, Mitsotakia mësohet se s’do të jetë në Athinë të dielën, por udhëton drejt Ankarasë ku do të takohet me Erdogan.

Sipas raportimeve në mediat pranë Ramës flitet për një pjesëmarrje mes 3 deri në 5 mijë vetë në takim. Ndonëse mediat helene janë përpjekur të krijojnë tension, mbetet për t’u parë mbarëvajtja e këtij takimi, i cili është i pari i një turi që Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë me diasporën shqiptare në disa qytete europiane. @Lapsi.al



3 Comments

  1. Shqiptaret,qe desherojne te votjne ne Vendin ku banojne,si pjese e diaspores,jo vetem ne Greqi,por kudo ku jetojne shqiptare,Ramen nuk duhet t’a lejojne te flase,perpara se te jape fjalen,qe votimi i shqiptareve,te behet realitet.

  2. Te jape fjalen?
    Ketu vidhet prona e jo me vota. Nuk e di se si mund te dali vota e vertete kur moterqirajt numerojne. Te rroje partia e mongoleve lekur trashe ezmere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *