• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje-Berat, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune ku janë përplasur dy mjete në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”.

Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një prej mjeteve, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se Benzit ia ka prerë rrugën BMW.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMË” me drejtues shtetasin.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *