• |
ide | kryesore

Video/ Teuta imponohet 0-2, Kukësi bie pas 12 vitesh e Devolli thumbon: “Nuk na ecën me këta të VAR”

Sport, Video
Devolli



Kukësi i ka dhënë lamtumirën Superiores pas 12 vitesh, duke rënë përfundimisht në të Parën pas humbjes në shtëpi me Teutën. Fati për verilindorët, në fakt, ishte i ditur dhe askush nuk shpresonte më në mrekulli, pavarësisht kalimit në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Tiranën. “Mendjen dhe zemrën e veshët i kemi në 14 maj, sot patëm ndryshime pasi patëm lodhje, dëmtime dhe zemrën ta japim në 14 maj dhe nuk e vë në dyshim se e di çdo të ndodhë. Pastaj ne të Kukësit e kemi fatin kundër me këta të VAR-it, por skemi çtë bëjmë dhe do ti respektojmë të gjithë”, tha tekniku Bledar Devolli.

Video/ Goli i Dacit

Me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominonte e të kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën. Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

Lexo më tej: Video/ Brdaric kthehet frikshëm, Vllaznia hakmerret me Egnatian: “Faji i tyre”. Tetova polemik: “Nuk ishte i kuq”

Tekniku i durrsakëve Edi Martini megjithatë pret që skuadra të vazhdojë të tregojë të njëjtën dëshirë edhe në tre ndeshjet e mbetura: “Jam i kënaqur për pikët por jo për mënyrën si luajtëm. Ne humbëm shumë raste, duhet të mbanim ritmin e pjesës së parë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë, por janë tre pikë të vlefshme. Ne fituam para se të mbyllej ndeshja, por janë edhe 3 ndeshje të ardhshme, 3 finale për ne”.

Video/ Goli i Bocit

Martini dhe skuadra e tij luajnë në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out, sepse tashmë rënia direkte nga kategoria është evituar. “Do të isha më mirë në organikë nëse do e kisha marrë nga fillimi skuadrën” e mbylli Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *