• |
ide | kryesore

Një gol plus me Teutën dhe forca e Egnatias: Tirana në Conference League vetëm me një kusht

Sport
Tirana


Fitoi në javën e fundit në Rrogozhinë kundër Egnatias, e pavarësisht rezultatit 0-3 në shtëpinë e kryesuesve të kampionatit, Tirana dështoi të arrinte një vend në katër të parat. Megjithatë, ka një skenar krejtësisht të mundshëm që mund t’i shpëtojë sezonin bardhebluve, ti japë frymëmarrje arkave të klubit dhe të lehtësojë nga barra e lënies jashtë Europës teknikun Erbim Fagu.

SKENARI QË I DËRGON BARDHEBLUTË NË EUROPË

Në katërshe me skuadrën e Tetovës, pas 36 javëve të sezonit të rregullt, shkuan Partizani, Vllaznia e Skënderbeu. Katër skuadrat do të luajnë në Final 4 vetëm për titullin kampion sepse për Europën gjithcka është e vendosur. Skënderbeu është ende i dënuar nga UEFA dhe çfarëdo të ndodhte në ndeshjet e playoff-it do t’i lironte vendin njërës nga skuadrat e renditura në katërshe. Për këtë arsye Egnatia, Partizani e Vllaznia e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm. E pikërisht ky fakt kthehet në një assist te Tirana, që e gjen veten edhe njëherë në duart e Egnatias.

Lexo më tejShorti për “Final 4” të hënën: favoret, datat, skema e gjithçka duhet të dini si shpallet ekipi kampion në Superiore

Rrogozhinasit duhet të luajnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit dhe nëse fitojnë, me Europën të arritur nga kampionati, atëherë vendi do t’i shkonte skuadrës që në Final 4 do të humbiste ndeshjen për vendin e 3 e të 4. Skualifikimi i korçarëve bën që në këtë rast vendi europian të shkojë në të pestin e renditur në 36 javë kampionat, që është Tirana.

GOLI QË E RENDITI PËRPARA TEUTËS

E të mendosh që në Conference League bardheblutë i çon vetëm një gol më shumë i shënuar në përballjet me Teutën, që e ka mbyllur kampionatin po me 50 pikë sa kryeqytetasit, por në vendine gjashtë, edhe pse përplasjet direkte tregojnë sërish ekuilibët me një fitore secila dhe dy barazime. Tiranën e çon në Europë vetëm fakti që ka fituar 2-0 në fazën e pare dhe është mundur në të katërtën 1-2, ndërsa ka barazuar 2-2 dhe 0-0 në dy takimet e tjera. Natyrisht, duke kryqëzuar gishtat, që finalen të mos e fitojë Kukësi, që në këtë rastë do të shkonte në Europë, edhe pse i rënë nga kategoria.


1 Comment

  1. sa jane shanset ne gjendjen e sotme qe tirana te fitoje 3-0 ne rrogozhine apo skenderbeu 5-1 ne shkoder……….farse e neveritshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *