• |
ide | kryesore

Video/ Brdaric kthehet frikshëm, Vllaznia hakmerret me Egnatian: “Faji i tyre”. Tetova polemik: “Nuk ishte i kuq”

F1, Sport, Video
Vllaznia



Shkodranët, katër ditë pas daljes në gjysmëfinale me barazimin në Loro Borici janë imponuar 0-1 në Arena Egnatia përballë Egnatias që kryeson kampionatin. Vllaznia triumfon për javën e 33 të Superiores, duke plotësuar dëshirën e parë të teknikut gjerman, në pankinë prej vetëm dy ditësh. Revansh për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë kishte kërkuar tekniku Thomas Brdaric në debutimin e tij të dytë në pankinën e Vllaznisë dhe ashtu ndodhi. “Si fillim duhet t’i them faleminderit klubit, tifozëve, dhe stafit për të gjithë suportin. Trajneri i shkuar ka bërë një punë të mirë, por kjo është jeta në futboll, ndonjëherë të vret ndonjëherë të gëzon. Duhet ta hiqnim fatin e keq që kishim në këtë stadium. Duhet të prekim “Final 4” që është edhe objektivi jonë. Duhet të fitonim sot që të arrinim afër këtij objektivi. Jam shumë i lumtur me lojtarët, me atë që dhanë në fushë”, tha Brdaric.

Video/ kartoni i kuq i Xhelajlit

Një fitore shumë e rëndësishme për shkodranët e parë gjithashtu për debutuesin Tomas Brdaric, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër. Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”: “Ekipi nuk ka shumë besim, por gjithashtu nga ndeshjet e kaluara, fizikisht duhet të jenë në nivel maksimal. Nuk ka rëndësi me sa lojtarë ka luajtur Egnatia sot. Kjo është një detyrë për javët në vazhdim, për të luajtur 90 minuta në atë mënyrë se si e fillojmë lojën. Luajtëm mirë për shkak edhe se Egnatia luajti me një lojtar më pak. Por ishte faji i tyre. Një gabim i vogël edhe të kushton ndeshjen”, sqaroi Brdaric.

TETOVA I PASHQETËSUAR

Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

Video/ goli i Smajlit

Tekniku i Egnatias Edlir Tetova nuk kërkoi alibi për humbjen, që në fakt nuk i prish asnjë punë skuadrës së tij: “Një karton në minutën e 8 normalisht të prish ekuilibrat. Por për atë që treguan çunat në pjesën e dytë, dua t’i përgëzoj nga i pari te i fundit, për shpirtin që nuk u dorëzuan. U prishën ekuilibrat në 45 minutat e para se në pjesën e dytë mendoj që loja ka qenë e barabartë. Mendoj që lodhja ndikoi shumë pak, sepse në pjesën e dytë, ndërrimet bënë diferencën të paktën për të shkuar drejt portës, por pa goditur dhe efikasitet në sulm” e mbylli Tetova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *