• |
ide | kryesore

Çifti nuk përmbahet në avion/ Pasagjerët: Ishte e neveritshme

Arkiva, Lapsi Leaks
çifti


Një çift është filmuar duke bërë dashuri gjatë një fluturimi të British Airways, nga Londra për në Dublin duke lënë pasagjerët e tjerë të neveritur. Fotoja është filmuar të martën e kaluar dhe tregojnë një grua duke prekur një burrë nën një batanije. Pasagjerët që dëshmuan sjelljen e turpshme kanë pohuar se çifti ishte “vazhdimisht i nxehtë” gjatë fluturimit.

Farrah, 26 vjeçe, ishte në fluturim me nënën dhe vëllain e saj dhe ishte ajo që filmoi atë që po bënte çifti. “Po kthehesha për të parë vëllanë tim dhe më pas pashë një lloj lëvizjeje të fuqishme në sediljet në anën tjetër. Ishte shumë flagrante. Ajo hipte vazhdimisht, për 15 deri në 20 minuta mbi atë djalin. Ata thjesht vazhduan, gjë që ishte tronditëse sepse kishte fëmijë në aeroplan.

Ishte një fëmijë që vraponte lart e poshtë që mund t’i kishte parë. Ishte thjesht e neveritshme për të qenë e sinqertë. Na kishin mbetur rreth 38 minuta nga koha e fluturimit kur e vura re. Ishte shumë e turpshme për mua të rrija ulur me vëllain tim dhe të isha dëshmitare e kësaj” – tha ajo.

Një zëdhënës i British Airways i tha “Daily Mail“: “Kolegët tanë të ekuipazhit të kabinës nuk u lajmëruan për ndonjë problem në bord. Po të ishin informuar, ata do të kishin ndërmarrë hapat e duhur për ta adresuar atë”. ©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *