• |
ide | kryesore

Aksident në “Levan-Tepelenë”, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se një automjet është përplasur me një motomjet.

Po ashtu thuhet se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *