• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:05 të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Mësohet se automjeti me drejtues 37-vjeçarin me inicialet E. D., është përplasur me motomjetin me drejtues 58-vjeçarin me inicialet V. K.

Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili ka marrë trajtim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *