• |
ide | kryesore

Shifrat zyrtare/ 34,388 palestinezë të eleminuar nga sulmet izraelite që nga 7 tetori

Lajme, Planet



Të paktën 34,388 palestinezë janë vrarë dhe 77,437 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 32 viktima dhe 69 të plagosur. Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk bëri thirrje të martën për hetime të pavarura, efektive dhe transparente për vdekjet.

Edhe Bashkimi Europian ka mbështetur thirrjen e OKB-së për një hetim të pavarur. Kjo thirrje ka ardhur pasi më shumë se 300 trupa janë nxjerrë pak ditë më parë nga dy varre masive në spitalet në Gaza pas tërheqjes së forcave izraelite.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *