• |
ide | kryesore

Mbyllet Konventa e PL-së/ Meta: Simpatizantët të na bashkohen në orën 20:00 te “Bulevardi i Shpresës”

Lajme, Të fundit



Pas 6 orësh janë mbyllur punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu aktual i PL-së, Ilir Meta tha se kjo konventë nuk u mbyll në asnjë moment për publikun.

Ai i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t’i bashkohen në orën 20:00 te “Bulevardi i Shpresës”, aty ku ndodhet edhe apartamenti i kreut të PD-së, Sali Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës. Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Meta: Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te “Bulevardi i Shpresës”. Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te “Bulevardi i Shpresës”. Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi. 



6 Comments

  1. Loku Cepanit do shkonka te loku Vicidolit. Shajne e peshtyjne njeri tjetrin pastaj lepijne gelbazat si pa gje te keq. Qenie te peshtira.

  2. Rruga e shpreses nuk eshte me te ju politikanet e vjeter te 34 viteve te trazicionit qe e keni len vendin ne meshire tefatit ! Shpresa e shqiptareve eshte dhe duhet te jete te liderat e rinje,sepse ju I konsumuat te gjitha mundesite qe ju dhane,prandaj ikni zini menderen me dore,pergjigjuni drejtesise per te gjitha hajdutleqet tuaj!

  3. Nje plehre thote linin punen ne mengjrez dhe shikoni se si zihemi ne familje per te miren e atdheut.
    Ky plehra thote mos shkoni ne shtepi por shkoni tek ky banditi tjeter qe tju rruaj me mire,lini punen dhe gjithcka qe te degjoni se hajdutet jane bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *