• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Brahimit/ Para 4 vitesh i qëlluan me breshëri plumbash lokalin e të atit në Lezhë

Lajme, Të fundit



Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Athinës në Greqi. Viktimë mbeti Roan Brahimi, (Sidorel Prendi) nga fshati Pllanë i Lezhës, ndërsa e plagosur lehtë mbeti bashkëshortja e tij.

Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ajo nuk ishte hera e parë që lokali ishte shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i kishin vendosur tritol.

Ndërkohë në vitin 2014, Brahimit ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Ka qënë një makinë tip VW Golf 5, ajo që i ngriti pritën djemve të fisit Prendi, në urën e Milotit.

Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *