• |
ide | kryesore

Meloni i del në krah Ramës për emisionin në Rai 3

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në krah kryeministrit Edi Rama pas debatit në Itali dhe në Shqipëri nxitur nga emisioni “Report’ transmetuar më 21 prill 2024 në RAI 3 i cili trajtonte marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë.

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u lincua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’ u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

Gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha kryeministrja italiane me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të RAI-t se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej.

Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha:
Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë” nënvizoi më tej Meloni.

“Në thelb mbetet vetëm të çmontojmë çdo zgjidhje strukturore që ne përpiqemi ta zbatojmë për këtë çështje. E bënë parlamentarët e tyre në Europë me marrëveshjen me Tunizinë dhe Egjiptin, E bënë gazetarët e tyre në Shqipëri kundër qendrave që po hapim. E bëjnë disa gjyqtarë militantë në Itali kundër normave për të riatdhesuar më shpejt atë që nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo Europë” vijoi më tej.



11 Comments

  1. Ja për kaq e bëri Edvin droga marrëveshjen ! Lëshoi gjadrin dhe shëngjinin që në të tilla raste ta mbroj, në këtë rast Meloni ! Të flas sa të doj Meloni , ato që tha rai 3ishin të gjitha të vërteta ! Ne këtu e dim që jan të vërteta , bile një pjes e vogël e të vërtetës ! Meloni ti turpëron vehten ! Ësht i pambrojtshëm narkoshteti i Edvin drogës , thjesht ju që bashkëpunoni me të koklaviteni dhe vet ! Ti sikur fitove duke konservuar dhe promovuar vlerat konservatore ! Bashkëpunimi yt me këtë drogaxhiun e majt pa asnjë vler të ngjashme me këto , veç të nxjerr një dredharake dhe pazarxhesh të cekët pa ideale !

  2. Flm Meloni. Juve iu ja autorizuar populli Italian me voten e tij per te marr vendime. Ndersa ne kemi autorizuar birin tone Edi Ramen. Merruni vesh per te miren e popujve italian dhe shqiptar.

  3. Patjeter qe do i dali ne krah sherbetorit Rama, ajo mbaroi pune cfare i desh vegla. Per poshtrimin qe Rama po i ben shqiptareve asaj nuk i rruhet dhe ne fakt mire e ka kur ketij populli i pelqen te poshterohet.

  4. Mesa duket dje ose sot i paskan dhene akses te emisioni nr. 2, qe çertifikon Shqiperine si narcos-state ku përfshihet ekzekutivi, legjislativi, dhe gjyqesori si te komanduara nga kapobanda kriminale Edi Rama, qe e sigurte nga 1 miliarde € projekt sjellje meshkujsh afrikane ne Shqiperi do i kalojne edhe Melonit pjesen e vet te korrupsionit!

  5. Dritan Shano për deklaratën e Melonit: E mrekullueshme! Mutërit molotovë veç vijnë erë, s’ka rëndësi as ngjyra as gjuha e flamurit që valëvisin

  6. RAI3 eshte nje televizion sharlatanesh komuniste qe askush nuk e shef Vari karet ketyre qelbesirave qe i referohen sondazheve te mediave te paguara nga Salih Non Grata Pune malokesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *