• |
ide | kryesore

Vràsja e policit në Fier/ Cilat janë dy pistat e hetimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fier


Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mërnica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e policit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Polici i vrarë ka shtëpinë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë duke shkuar me makinë në punë, në rrugë është ndeshur me autorin.

Ndërsa ende nuk dihet motivi i qartë i vrasjes dyshimet lidhen ose për shkak të detyrës së policit ose për shkak të një konflikti të çastit.

Në Policinë e Fierit ndodhet edhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Në të majtë polici i vrarë, në të djathtë autori në arrati.

Fier


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *