• |
ide | kryesore

“Il Fatto Quotidiano”: A është Shqipëria një narko-shtet?

Arkiva, Kryesore, Lajme
meloni



Gjatë fjalës së saj në tubimin e partisë “Fratelli d’Italia” në Pescara, duke folur për emigracionin, kryeministrja Giorgia Meloni iu rikthye marrëveshjes së bërë me Shqipërinë për ngritjen atje të dy qendrave për emigrantët, nën juridiksionin italian. Në themel, kryeministrja sulmoi emisionin “Report” në RAI3 i cili ditët e fundit ka transmetuar një reportazh për protokollin me Tiranën.

“Kur bëmë një marrëveshje të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte atë nga socialistët evropianë. Në vend që ta falënderonte që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan”, – tha Meloni që më pas shtoi: “Edhe Tele-Meloni, ju e dini atë, e njihni Tele-Melonin? Ai krijoi një raportim për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar” – tha ajo duke u pasuar nga një duartrokitje e gjatë.

Por pas një kontrolli që u bëmë lajmeve të kohëve të fundit, mund të themi se emisioni i Sigfrido Ranucci nuk arriti të ishte as origjinal. Kjo pasi që vitin 2020, kishte nga ata që e akuzonin Shqipërinë si narko-shtet, edhe në Itali. Atëherë nuk ishte emisioni “Report” apo ndonjë eksponent i së majtës. Në një artikull për “Il Giornale” të 2 prillit 2020, intelektuali i djathtë dhe presidenti i Fondacionit Tatarella, gazetari Francesco Giubilei, pretendonte se 30 mjekët e dërguar nga Tirana në atë kohë, për të mbështetur Italinë që po luftonte me pandeminë, ishin në realitet një operacion propagandistik nga qeveria e Edi Ramës.

Një qeveri “jokushtetuese” për shkak të “parregullsive në zgjedhje”, sipas deklaratave të presidentit të atëhershëm të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishin tezat e përdorura nga Giubilei. “Sipas ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha “Shqipëria është kthyer në një lloj diktature të bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet të vërtetë” – raportoi në atë kohë Giubilei, një tezë të cilën ai e shpjegoi edhe në profilin e tij në Facebook.

Një shkrimtar prodhimtar, në një moshë shumë të re Giubilei botoi librin “Giovinezza”. Në vitet e tij të mëvonshme ai i kushtoi një vëllim të tërë Giorgia Melonit, të cilën e quante “një prej liderëve politikë më të dashur nga italianët”. Ishte ende viti 2020, kur kreu i “Vëllezërve të Italisë” ende nuk kishte kërkuar duartrokitje për Ramën dhe nuk pretendonte në çdo rast miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sot gjërat kanë ndryshuar edhe për Giubilei, i cili flet për një “rezultat të rëndësishëm” sa i takon marrëveshjes me Tiranën. Me pak fjalë, nëse në mes të pandemisë ai pretendonte se nga Tirana kishte ardhur një “Kalë Troje” si dhuratë, sot nuk e bën më. Me gjithë respektin po japim më shumë detaje për atë që ai shkroi atëherë.

“Çdo vit në Shqipëri krijohet një fond miliarda dollarësh për pastrimin e parave të drogës edhe falë bashkëpunimit shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen në Itali dhe Evropë. Kuptoni që për antimafien italiane, trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës”, – thuhet në artikull, duke cituar Berishën.

Ai nuk ishte i vetmi që mendonte kështu. “Sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët kryesorë shqiptarë dhe ish-i burgosur politik për 17 vjet në regjimin komunist: “Ka një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe të trafikut të drogës”. “Në Shqipëri mungojnë sistemet imune tipike të demokracisë. Pushteti është në duart e bandave, ka një ekonomi të paqëndrueshme dhe nuk ka perspektivë për të ardhmen” – shkroi Giubilei.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, në artikullin Giubilei ai shpjegon se Rama kishte në duar edhe drejtësisë. Dhe duke folur për një gazetar investigativ shqiptar që ka marrë kërcënime pikërisht për raportimin e trafikut të drogës, ai shton: “Duhet shumë guxim për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar”. Dhe në fakt, sot që Rama dhe Meloni janë miq të mëdhenj, Giubilei kujdeset të mos e bëjë këtë.

“Giorgia është e pabesueshme. Mund të themi se lindi një miqësi”, – lexojmë në një nga intervistat e shumta që kryeministri shqiptar ka dhënë për shtypin italian muajt e fundit. “Por mbi të gjitha – përsërit Rama në disa raste – ajo është një politikane konkrete, larg të qenit një rrezik fashist”. Të paktën për këtë, Giubilei do të jetë në gjendje të gjejë guximin për të rënë dakord. ©Marrë nga “Il Fatto Quotidiano”, përshtati në shqip LAPSI.al



25 Comments

  1. Masturbime mendore te ndryshme.

    Fiks per Andin cun fuksi si edhe nip Hysni Kapoje e gjithashtu per larot e tjere.

    Jeni katandis keq. Keq fare.

    1. fshi jarget kur ja merr ne goje partise te pakten se duhet te jete e lodhshme tja mbash pushtetit gjithe kohes ne goje

    2. Ja fugqiri i parë
      Tani presim jorgo ziun, maloqen e gorresë lapraksin alidemsin dhe kombinatsin dhe dhe dhe astrit karin e bashfugës

      1. Armiku i Popullit
        Duhet te jemi rrealiste
        A duhet te pranoje emigrante shqiperia dhe populli shqipetar
        Nga shqiperia ne itali e neper evrope
        A thua jane mijera
        Apo milione
        Nuk flas per krupsjonin
        Por per emigrante
        Shqipetaret shumica jane ne emigrim per nje jet me te mire

        Sot evropa ndodhet perpara trisnis se emigrimit nga vendet e botes se trete
        Shqiperia jo vetem qe ka munges te fuqis puntore por kur evropa ndodhet para ballafaqimit te nje mase te madhe emigracjoni dhe shqioeria ka detirim simbolik dhe deficit te fuqis puntore ne kushtet e tilla do te pranoje emigrante
        Pamvaresisht kush esht ne pushtet
        Probleme korupsjoni apo shkelje ligjore eshte shteti we meret me ate pune

    3. Dikush kishte bere nje koment para dy tre ditesh per kete intervisten e rai3 ku nxirrte problemet e lidhjet e hajdutit me krimin dhe drogen dhe qe ky, hajduti po i kerkonte rai -it nje intrviste riparuese. Komentuesi shkruante se hajduti do i blinte keta te rai-t ashtu siç kishte bere me gazeten gjermane qe do publikonte pjesen e dyte te vjedhjes se votave ne Diber. Dhe vete doçi tha qe qe shkova atje hengrem nje dreke me miqte e mij gjermane dhe çeshtja u mbyll.( kuptohet qe nuk do thoshte se i dhashe para per kete) Kur Rama, thothe komentuesi bleu gjermenet, italianet nuk i ka per gje se shiten edhe me lire. E keshtu ndodhi! Pritej pjesa dyte e e “Reporter” dhe pa asnji njoftim kuk u transmetua. Leket qe u vjedh shqiptareve te varfer hajduti e qe blen ambasadore e gazetare do te funksionojne gjithmone, per te, deri sa te vdese!

  2. ” “Il Fatto Quotidiano”: A është Shqipëria një narko-shtet? ” – Jo mo ç’ne, ç’është ajo fjalë, nuk ndodh! Shpifje.

    Një çik drogë (tonelata),
    një çik trafik njerëzor (dhjetra mijra),
    një çik vrasje (mijra),
    një çik seks nëpër zyra shteti (xxx numër),
    një çik gjueti shtrigash për opozitën,
    një çik afera korruptive (qindra),
    një çik varfëri (q.r.)
    një çik dajak nëpër rrugë (me ‘arsye’ kuptohet)
    ….

    Nuk ndodh! 🙂

    *Grazie mille RAI3 e Ranucci

    1. Shpifjeeeeee

      Ku droga ?? Ku narkoeuro

      1 euro 100 lek 2024 1.5 m banorë, djathi 6 mijë lekë

      1 eur 139 lek 2013 2.8 m banorë, djathi 12 mijë lekë

      1. O vllai me duket se ke natarru çmimin e djathit me vitet, futi nje restart. Te kom thone 1000 here, mos shkruj shpejt se natarrohesh, mblidhe kokmen.

        Si ka thene shoku dulle, Shqiperia eshte baçe me lule….. gjithmone cudiberese dhe disafleteshe

  3. E majta italiane është në të drejtën e saj të ndjehet e tradhtuar nga Edi Rama. Ai përveçse i ka dhënë një ndihmë vendimtare një prej kauzave më të diskutueshme të armikes së tyre kryeministre, kauzës të mos pranimit të emigrantëve të huaj në Itali, i ka detyruar ata të bëjnë aleancë në Shqipëri me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe kjo është si t’i detyrosh t’i fusësh në hale.

    1. Dhe vetë Meloni dikur shprehej me të njëjta terma për qeverisjen e shtetin e ndërtuar nga Rama e rilindja. Të gjithë gazetat e djathta pa përjashtimin por dhe gazeta me qëndrim liberal e ndonjë të majtë si Il Fatto Quotidiano.
      Problemi tani është se politikanët e majtë nuk se janë ndjerë të kritikojnë Ramën për solidaritet.
      Por e vërteta është se me marrëveshjen e bërë ata u gjetën të befasuar sepse kali i tyre në përballjen me Melonin ishte pikërisht emigracioni dhe se Report e filloi die emisionin po me këtë temë e që e trajtoi për mëse një orë. Fakt që tregon se Report po vazhdon këtë përballje me Melonin e sigurisht dhe me Ramën në pritje të intervistës së tij Live.
      Nëse do realizohet, përballja me të do përcaktojë vazhdimësinë e emisionit.
      Në këtë marrëveshje të ndyrësira janë shqiptarët e ndershëm qe e pësojnë dhe demokratët e djathtë të tradhtuar nga parti e kryeministre e djathtë që bën marrëveshje me një diktator dhe nuk shikon se si opozita është e goditur nga Rama!!

  4. Nga viti 2015 deri ne vitin 2018 nga shqiperia niseshin tonelata kanabisi dhe ishte aq e madhe sa ne shqiperi mbjellja, kultivimi dhe pregatitja per “eksport” konkuronte edhe fruta-perimet. Mjafton te shihen filmimet ajrore te Guardia di Finanza si dhe te pyetet Ushtaraku “Lisi”, per te mos thene shume e shume kronika televizive, lajme, informacione etj.
    Para disa viteve doli ambasadori Borchardt dhe deklaroi ne media zyrtarisht qe, nga Informacionet e marra nga agjencite e huaja ligjzbatuese rezulton se nga trafiku i narkotikeve jane perfituar rreth 2 Miliard Euro (ndofta me shume) te cilat dyshohet se do te futen ne shqiperi per tu pastruar, kryesisht ne sektorin e ndertimit. Dhe ja ku jemi sot, me kulla 20-35 kate, mbi 800 leje ndertimi ne vit vetem nga Bashkia Tirane.
    Perse ngulmohet kaq shume te hiqet nje vije e drejte midis Popullit te shumevuajtur e hallexhi Shqiptar me pazaret, pislleqet dhe bemat e nje lryeministri qe nuk ka mbetur skandal pa i plasur ne dore e nuk ka mbetur asnje zyrtar qe te mos ja kete ngrene te gjithe fruta-perimet e mundshme pas shpine.

  5. hahaha, citojn Berishen dhe Lubonjen si burime te sigurta. Ca gallate. Berisha na beri Veliajn antar te nje grupi rock te viteve 70. Burim i sigurt.

    1. Jane gjithe shqiptaret deshmitare te vjedhjeve, korrupsionit, percarjes se shoqerise, boshatisjes se vendit. Lubonja eshte nga te vetmit opozitare te perjetshem qe me forcen e logjikes dhe argumente krijon mendim. Po nje idiot si ti nuk si ta kuptoje.

  6. Saapo dëgjova Z.Rama me një nga ato fjalimet e tij të zakonëshme ku çdo dështim të qeverisjes së tij e quan sukses.
    Më ngeli në mëndje mburrja e tij se në vitin e kaluar , Shqipëria, (lexo qeveria e tij), paska përfituar 4.2 miliard euro nga turizmi.
    Cilido shqiptar hallexhi normalisht do të bënte pyetjen :
    Përse nuk na thotë kryeministri se sa u ngrit niveli i jetesës për gjithë shqiptarët, po vetëm për oligarkët, qeveritarët, deputetët e mafiozët në përfundim të vitit 2023 me këto 4 miliardë euro ?
    Me një llogari të thjeshtë i bie që vetëm po tju kishte ngritur pensionin 700 mijë pensionistëve me 100 euro në muaj, kjo do të kushtonte 70 milionë euro në muaj.
    “Sukses i madh” se në Shqipëri erdhën 10 milion turistë, kur dihet që në Shqipëri nuk ka më shumë se 40 mijë shtretër hotelesh e apartamentesh turistikë e nga ana tjetër ky turizëm masiv, është larg së qeni turizëm elitar.
    Meqë Shqipërisë i ka dalë nami për trafik droge, a mos përfshihen në ate numër edhe qejfllijtë e drogës ?
    Flitet se numuri i popullsisë në Shqipëri ka vajtur një milion e gjysëm.
    Socialistët mburen se në vitin e ardhshëm , meqë Shqipëria paska marë famë të madhe për turizmin, do të vërshojnë si turistë 14 milionë.
    Si dhe kush do tju shërbejë atyre ?

  7. Per Asstritin! Lubonja eshte nje nga shoket me te afert me Ramen ,bashke me ate psikopatin,me grua gjermane,qe vrau vehten dhe Zhein.Rama,te tre keta “shoke”i mbante afer ,se i qendronin si zagare pas,dhe vetem i thurrnin levdata,sic i kishte qejf Rama,por nderkohe,asnjerin prej tyre nuk i vleresonte,prandaj,kur morri pushtet,as i dha detyra e jo me poste .Zheji,si me qyrraveci,prej tyre,iu jargavit e ju qep pas deri sa e beri Drejtor ne TV,por edhe prej aty,e me tutje,as si shok,nuk e afronte me. Sot,Lubonja,e sidomos Zheji,sic e shikoni edhe ne ato palo analiza,ku marrn pjese,nuk jane as mish,e as peshk,Lubonja e ka nda mendjene po jeton ne Itali,e del rralle neper panele TV,ndersa Zhjin ,e rrenakoma mendja,se moe Rama e kujton ndonje dite ,e i jep,ndne llokem.Kot lodhet i shkreti,qe me sjelljen e vet,si legen,turperoi edhe baben e vet,qe ishte vertet burre zotni e fisnik,por edhe me vlera.

    1. Lubonja eshte nje nga zerat opozitare te perhershem, me integritet te padiskutueshem.

      Edi Rama (sa per dijeni) e beri keshilltar ne Ministrine e Kultures, por Lubonja u dorehoq kur e pa sesi “punonte” piktori.

      Informohu mire here tjeter dhe mbi te gjitha, studio gramatike dhe drejtshkrim.

  8. Kështu që Gjobozita, nëse i ka var shpresat se do luftojnë Ramën me investigime në anglisht, gjermanisht apo italisht më mirë të varet te ballkoni i shpresës e të presë se mos kap ndonjë thërrime nga ato që Rama ua hedh sa herë i nevojitet për t’u dukur krahasimisht më mirë se ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *