• |
ide | kryesore

Tajani: Të vendosur të çojmë përpara marrëveshjen me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
tajani


“Së bashku me Shqipërinë, e cila është një vend mik aleat në NATO, por edhe një vend që së shpejti do të jetë në Bashkimin Europian, ne synojmë të luftojmë një betejë të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në Pallagorio, provincë e Crotone, në margjinat e manifestimit për kremtimin e 100-vjetorit të vdekjes së Anselmo Lorecchio, ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm – shtoi Tajani në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëveshjen që parashikon krijimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri – të cilat do të shërbejnë për veprime të përbashkëta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Ne duam të presim emigrantë të rregullt në Itali.

Ka një dekret të fluksit që parashikon rreth gjysmë milioni emigrantësh të rregullt, por ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë njerëzit duke thënë se në Evropë ata do të gjejnë parajsën në tokë kur nuk është kështu.

Ne synojmë të luftojmë në këtë betejë të përbashkët sepse trafikantët e qenieve njerëzore, trafikantët e drogës, trafikantët e armëve dhe ata që trafikonin edhe cigare janë gjithmonë të njëjtët. Organizata kriminale që duhen luftuar dhe mposhtur me bashkëpunim ndërkombëtar. Bashkëpunimi Shqipëri-Itali shkon pikërisht në këtë drejtim” – tha Tajani sipas ANSA. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. Rrobqir po Shqiperia eshre e vogel dhe pi e perdorni si kosh plehrash. Italia eshte e madge dge merrini andwj o qelbesira fashiste

    1. Nuk ka pune fashizmi ketu, keto jane fjalet e komunisteve idiote. Keta kane gjetur nje ndytesi qe do te rrije ne pushtet pa tjeter e qe ne e zgjedhim prej 30 vitesh dhe i meshojne fort. I plasi ketyre per Shqiperine.

      1. Komunistet nuk e pranojme Emigrimin dhe zhdukjen e popullsise. Karl Marks ne manifeston e tij eshte kategorikisjt kunder emigrimit dhe ndikimit Cifut. Keta Jane Masonik fashiste qe u sherbejne Zionizmit cifut

  2. Po çfaj ka ky ? Për vëndin e tij po e bën .Të heq ca afrikanë popullit të tij ! Ky drogaxhiu ynë vetofrohet , jep teritore si në mall të babait ! Ju këtë të shani , dhe ta rrezoni , këtë qelbësirën këtu ! E çuditshme , u ngritën për të protestuar një 1maj , dhe të gjithë nuk patën guximin ti zinin emrin në goj Edvin drogës . Thoshin ;i bëjm thirrje politikës ! Po Edvin droga ka 12 vjet në pushtet , dhe ngaqë nuk guxoni tja zini emrin , vazhdon akoma teoria e ka fajin Berisha ! Ky nuk duhet të mbaj përgjegjësi , se i han pas kurrizit , ndërsa Doktori duhet të mbaj përgjegjësi jovetëm për zv kryeministrin , (dhe pastaj të bëjn 21 janar po për zvkryeministrin )po edhe për djalin e ndonjë ishoficeri policie , edhe për motrën e ndonjë ministre që i jep dashnor Olsit makinën , po drogaxhi Edvini për vëllanë , nuk mban përgjegjësi se nuk ka lidhje ! Ndërsa tani shani Melonin dhe Tajanin ! Atyre ju lumtë , ju dhimbset Italia më shumë se Shqipëria !

  3. Qelbësirat italiane nga ku mbiu dhe lulëzoi mafia më e egër në botë , të cilën 10 vjetët e fundit e betonuan në Shqipëri nëpërmjet kryekartelpsikopatisdrog , mostrës sharlatane që në ç’do qeliz të trupit të tij lëvron vetëm drog , krim e hajdutëri , tashmë në emër të “miqësis” dhe aleatit në NATO , po e popullojnë këtë vend me emigrant të ç’do lloj race , pas shpopullimit që i bëri mostra bishë që pi drogë e ha bashkëkombësit e vet 11 vjet në krye të injorantëve shqiptar , të cilët s’ u bënë kurrë njerëz e zot në tokën e tyre , por e vetmja zgjidhje ka qenë të marrin një çantë rreckash e të marrin rrugët nëpër botë .

  4. KryeMafiozi , vellai i Olsit eshte vetofruar per ta bere shqiperine kamp refugjatesh , te drejten per ti bere keto zullume ja kane dhene delet qe votojne nje hajdut edhe vrases me argumentim se nuk duhet votuar saliu dhe ky zgjedhe dhe emeron ku jane me te perfolurit si psh shume nga ata qe ishin te lista e 100 nenpunesve me te korruptuar qe vete i beri publik sot i ka promovuar neper detyra, me te damkosurit nga opinioni dhe drejtesia i vesh me poste e me pushtet , paktin e ka bere me ta qe te vjdhin sa te munden me kusht qe ai te kete hisen e luanit por ne se kapen dhe nuk hapin gojen babloku i garanton pasurite , nje qe guxoi e foli eshte ne arrati ndersa pronat i ka spak , kurse gjiknuri , xhacka , beqa , tahiri , ajo e asaj pikes se vockel vazhdojne gezojne frutet e vjedhura ashtu eshte edhe marvashja neper bashki shikoni keta te 5 d hotelet, fermat ,parate vazhdojne ti gezojne … Nderkoh spak ben sikur punon se eshte veshtiresi me i sekuestru pronat qe nuk kane asnje mundesi justifikimi me burimet e t me ardhurave …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *