• |
ide | kryesore

Vrau me thikë nënën e tij/ 62-vjeçari me probleme të shëndetit mendor dëshmon para hetuesve

Lajme, Të fundit


Dita e djeshme mund të cilësohet si “e hëna e zezë”, ku brenda pak orësh dy vrasje tronditën vendin. Në Lezhë, 62-vjeçari, Arsen Dani goditi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës. Autori i ngjarjes siç u raportua edhe dje ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, raportohet është shprehur ai para hetuesve. Arsen Dani po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *