• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë në drejtim të një makine në Bulqizë, në kërkim autori, arrestohet bashkëpunëtori

Lajme, Të fundit


Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si bashkëpunëtori që ndihmojë shtetasi F.T. të largohej nga vendngjarja, pasi ky i fundit kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin shetasin F.T., për t’u larguar nga vendngjarja. Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F.T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *