• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet humbi kontrollin këtë pasdite në Pogradec dhe për pasojë mbeti i plagosur shoferi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në afërsi të fshatit Bratomirë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale M. Sh., duke drejtuar një automjet tip “Benz”, doli nga rruga. Për pasojë u lëndua ai vetë dhe shtetasit me iniciale S. M., dhe E. Gj..

Të tre u dërguan në spitalin e Pogradecit, ku janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet shkaku i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, ndërkohë që pritet hetimi i ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *