• |
ide | kryesore

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata jep 46 vite burg për 4 adoleshentët

Arkiva, Lajme, Të fundit
gramsh



Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë një bashkëmoshatarin e tyre, 16-vjeçarin Fation Bici në Gramsh, ngjarje që ndodhi në maj të vitit 2023.

Ergi Karaj u dënua 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënuar për 4 vepra penale me 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak metra larg shkollës në Gramsh ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë kur hyri për ta mbrojtur atë. /LAPSI.al



3 Comments

  1. Vetem 12 vite per vrasje me paramendim te kryer ne bashkepunim?! Kjo nuk mund te quhet drejtesi. Ai duhet te ishte denuar te pakten me 25 vite.

    1. Rri urte se nuk di cfet.
      Po te ishte ne ndonje vend tjeter te Europer, si Hollande, Gjermani, Norvegji, etj, te siguroj une qe do ishin denuar shume me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *