• |
ide | kryesore

Video/ Beltran thyen tersin, Fiorentina në finale. Italiano: “Dy finale në dy vjet, e jashtëzakonshme”

F1, Sport, Video
Fiorentina



Fiorentina për të dytin sezon radhazi arrin në finalen e Conference League! Pas fitores në ndeshjen e parë (3-2), skuadra italiane barazoi 1-1 në fushën e Bruges, duke gjetur golin e kualifikimit pesë minuta nga fundi me një penallti të Lucas Beltran. Argjentinasi iu kundërpërgjigj golit të Vanaken në minutën e 20′, në një ndeshje që dukej e mallkuar. Fiorentina, në fakt, para golit të barazimit kishte goditur tre herë shtyllat me Kouamé dhe Biraghi. Sensacionale pastaj ndërhyrja e Terracciano në kohën e rikuperimit që shmangu kohën shtesë.

Duke dominuar dhe duke sfiduar fatin e keq dhe mallkimin e penalltive, Fiorentina është sërish në finalen e Conference League. Vincenzo Italiano mund të buzëqeshë teksa rrëmbeu biletën për ndeshjen në Athinë, pesë minuta nga përfundimi: “Këtë vit duhet të themi shtylla të mallkuara dhe penallti të mallkuara. Unë u frikësova pak për penalltinë – pranoi tekniku në fund të ndeshjes -. Në vend të kësaj, Beltran ishte i aftë dhe mori përgjegjësinë duke demonstruar personalitetin e tij me një top të rëndë”.

Lexo më tej: Video/ Nzola shpërthen stadiumin Franchi, Fiorentina thyen 3-2 Bruges në të 91′: Olympiacos trondit Villians

Fiorentina në Belgjikë tentoi në portë më shumë se njëzet herë, duke goditur tre herë drurin: “U them bravo djemve të mi, nuk ishte e lehtë të luash në këtë turmë kundër një ekipi shumë të fortë. Dy vjet në këtë kompeticion dhe dy finale janë diçka e jashtëzakonshme”.

MBI FINALEN E MUNDSHME…

Në finale një mes Olympiakos dhe Aston Villa me grekët, të fortë nga 4-2 në ndeshjen e parë në transfertë, që mund të luajnë aktin e fundit në qytetin e tyre, edhe pse jo në stadiumin e tyre: “Olympiakos po bën gjëra të mëdha me trajnerin e ri. Një skuadër me kualitet, që do ta gjente finalen në shtëpinë e tyre. Tjetri është i katërti apo i pesti në Premier League dhe do të përgatisim gjithçka në mënyrën më të mirë. Ndërkohë po i gëzohemi kësaj arritje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *