• |
ide | kryesore

Video/ Nzola shpërthen stadiumin Franchi, Fiorentina thyen 3-2 Bruges në të 91′: Olympiacos trondit Villians

Sport, Video
Nzola



Pretendentët për trofeun e Conference League janë tronditur keq pas gjysmëfinaleve të para. Olympiacos ka shkuar të fitojë në shtëpinë e Aston Villa me një 2-4 që praktikisht i bën ta shohin nga fare pranë finalen në stadiumin e shtëpisë. Fiton vetëm në shtesë 3-2 Fiorentina, pasi u arrit dy herë nga Bruges, që nuk do të dorëzohet në kthimin në Belgjikë pa e provuar. Vendosi Nzola në minutën e 91′, kur Bruges luante me 10 lojtarë.

FIORENTINA 3-2 BRUGES

Gjysmëfinalja e parë e Conference League mes Fiorentina dhe Bruges përfundoi me fitoren 3-2 të skuadrës së teknikut Italiano. Ndeshja u zhbllokua nga Sottil, me një perlë nga hyrja e zonës në minutën e 5′. U duk një fitore e thjeshtë e italianëve, por Vanaken barazoi në minutën e 17′ me një penallti (prekje me dorë nga Biraghi). Belotti kaloi, për herë të dytë, në avantazh Fiorentinën në minutën e 37′. Sërish belgët nuk u dorëzuan dhe Thiago u përgjigj në minutën e 63′, menjëherë pas përjashtimit të Onyedika. Sidoqoftë për ti dhënë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme Fiorentinës, në kuadrin e kualifikimit, mendoi Nzola. I sapo futur, ai vendosi ndeshjen në minutën e 91′, duke i dhënë një avantazh të lehtë italianëve për kthimin.

ASTON VILLA – OLYMPIACOS

Drejt finales së Athinës vrapon në mënyrë të papritur Olympiacos, që shkoi të fitonte në shtëpinë e pretendentëve kryesorë të Aston Villa 2-4. Anglezët ishin favoritët e mëdhenj, por u befasuan nga dy gola të shpejtë të El Kaabi. Sulmuesi fiksoi dygolëshin për grekët në 13 minuta, mes 16′ dhe 29′, por anglezët u rikthyen. Watkins ngushtoi diferencën në shtesën e së parës, duke kthyer Villians me shpresë në dhomat e zhveshjes. Diaby kompletoi rikthimin në minutën e 52′, por festa e Aston Villa zgjati vetëm katër minuta. El Kaabi shënoi me penallti golin e tretë personal, por Olympiacos nuk u ndal me kaq. Hezze shënoi edhe pokerin në minutën e 67′, ndërsa penalltia e humbur nga Luiz gjashtë minuta nga fundi, preu shpresat e anglezëve, që janë të thirrur në çështje të fitojnë me dy ose më shumë gola në Athinë, në gjysmëfinalen e kthimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *