• |
ide | kryesore

Episodi kundër Aston Villa tërboi teknikun Pochettino: “VAR? qesharak, shkatërroi futbollin”

Sport, Video
Pochettino



Pochettino u ankua në fund të ndeshjes mes Aston Villa dhe Chelsea, në Premier League, pasi VAR u hoqi golin e fitores Blues në minutën e 95′, për shkak të një kontakti më se të dyshimtë. Kjo ka bërë që argjentinasi të shpërthejë kundër teknologjisë në ndihmë të arbitrave.

Aston Villa nuk arriti të ngushtonte diferencën ndaj Liverpool të vendit të tretë në Villa Park. Skuadra e Emery barazoi 2-2 me Chelsea, por për pak sa nuk e humbi ndeshjen. Në fakt, skuadra e Pochettino e gjeti avantazhin 2-3 në minutën e 95′ me goditjen me kokën të Disasi, por VAR anuloi gjithçka. Në aksion ata dalluan një faull të Badiashile ndaj Diego Carlos në një kontakt ajror, ku lojtari i Chelsea në fakt i dha vetëm një shtyrje të lehtë mbrojtësit brazilian.

Lexo më tejVideo/ E bujshme në Emirates, Arsenal shpartallon Chelsea 5-0 në derbi: Arteta i pari në Premier League

Arbitri, pasi kishte shqyrtuar kontaktin në monitor, vendosi të anulojë golin që do t’i jepte një fitore të çmuar Chelsea. Në fund, asgjë për të bërë nga Pochettino, me Blues që mbeten në vendin e nëntë.

POCHETTINO I TËRBUAR ME VAR

Në fund të ndeshjes, tekniku Pochettino qartësisht i tërbuar për atë që ndodhi, u shfaq në konferencën për shtyp. Trajneri argjentinas sulmoi arbitrin dhe VAR, duke thënë: “Më vjen keq sepse VAR ka dëmtuar futbollin anglez dhe mendoj se edhe lojtarët e Aston Villa dhe tifozët e tyre nuk e kuptuan pse u anulua goli. Arbitri ishte i pabesueshëm, qesharak. Ishte e vështirë për tu pranuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *