• |
ide | kryesore

Në Venecia u derdh para e madhe kundër meje, gabimi që bëra…

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot në Konventë se në Venecia u derdh para e madhe kundër tij. Ai shtoi se bëri gabim që natën e zgjedhjeve, ikte të bënte presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, siç tha ai, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen në Elbasan.

“Në Venecia u derdh para e madhe kundër presidentit. Ishte Balla ai. Unë një gabim e kam bërë. Çfarë? Gabimin e bëra që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjodha në 2 të natës në Vlorë, se ikja të bëja presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen e në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin.

Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut. E ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, të Nanos, dhe për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën, e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.



4 Comments

  1. Sa gabime ke ber ti o Like floriri,por me shume je bere faje per te cilat ti duhet te ishe per jete ne burg,por jo vetem ti,po edhe Saleja,po edhe Nano,po edhe Edvin mavija.. po edhe te gjithe ata qe kane ven dore mbi pasurite e ketij populli dele! Krenohet Likja se ka bere shkollen e mafiozece: Ramizit,Saliut dhe Nanos! Po mavija Edvin qe ka bere edhe nje klase me shume se ka mesuar nga ty o flliqesira plus qe ka bere shkollen e tre te pareve! Nga kjo shkolle mafioze e juaja ,e te gjitheve se bashku ka perfunduar ketu ku eshte Shqiperia ne nje demokraci hibride ,me nje ekonomivte shkaterruar ku nafta vidhet, nxirret jashte per tu pastruar dhe ua shisni deleve me dy fishin e cmimit qe shitet ketu ne USA ,vendin e keni shpopulluar ne menyre te frikshme aqsa edhe nje pushtus nuk do ta arrinte kete qe jeni bere ju! Denimi me jete burg eshte shume pak per ju,ju duhet varur te gjalle dhe tu lesh 2 muaj varur qe te mesojne te tjeret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *