• |
ide | kryesore

Djali dhunon nënën e moshuar, e kap për flokësh në mes të rrugës në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetas ka dhunuar në mes të rrugës një të moshuar. Pamjet janë publikuar në faqen JOQ. Sipas asaj që dëshmitarët kanë raportuar për këtë media mësohet ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit, Tiranë, ku e moshuara po dhunohet nga djali i saj.

Banorët thonë se ai sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Siç shihet dhe në pamje ai e kap prej flokësh të ëmën, teksa e shtyn më pas e i bërtet me të madhe.

Pas publikimit të pamjeve tronditëse Policia ka arrestuar 36-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. I riu është vendosur në ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.



11 Comments

    1. Na e shpiegon pak cfare lidhje ka feja ketu o flori? Mbase dhe mund te jete e vertete ajo qe the ti…ama nje gje te jesh i sigurte qe ti me ket lloj komenti je akoma me primit se ai legeni qe ka dhunuar nenen e tij.
      Gjithe te mira

      1. Talebanet jane kriminele e di gjithe bota! Pse u merzite ti, ç te dogji?
        Zoteria mama- dhunues eshte nga te kthyerit ne turq ne kohen e pushtimit turk! Cfare problemi ke ti? A je njeri prej tyre?????

        1. jo mor burr sme dogji fare biles ndjese nese te dogji ty 🙂
          Thjesht kureshjte: Nga e kuptove qe eshte Taleban/Turk etj etj? Ke gje kartelen psikiatrike te tij? 🙂
          Gjithe te mira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *