• |
ide | kryesore

Minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë

Lajme, Të fundit



Minatorët po mbajnë sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës.

Ata kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit.

Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.



2 Comments

  1. Keta kane nga 30 vite qe nuk punojne e marrin pensione..E kane lene punen qe 30 vjec e tani mbahen me kontributet tona sikurse rritjet e rrogave te paraziteve shtetare..

  2. Po si ske turp
    Ti ne fakt jep kontribute te mëdha
    Shkruan komente si patronazhist.
    Paskan rrethu kryeministrin me police
    E futen ne dhe kete popull per se gjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *