• |
ide | kryesore

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron avokati e Korçës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i cili u arrestua për korrupsion. Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës. Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *