• |
ide | kryesore

Korrupsioni/ Alibitë e Veliajt, kopje e shfajësimeve të Edi Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Që kur doli sheshit batërdia e drejtorëvë të Erjon Veliajt me taksat e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të pare, duke i dhënë fund teorive konspirative për një krisje marrëdhënien mes tij dhe Veliajt.

Rama tha se binte dakort “me pikë dhe me presje” me qëndrimin që Erjon Veliaj mbajti sot dhe se “fajësia nuk ishte kolektive” duke konfirmuar qëndrimin se nuk do të ndërhyjë ndaj SPAK dhe drejtësisë së re.

Ndërkohë Veliaj në mesazhin që shpërndau paraditen e së shtunës, kopjoi pikë për pikë alibitë e Ramës për korrupsionin në qeveri, duke ngritur paralale mes pozicionit të tij sot, me ato të Ramës në skandalet e inceneratorëve dhe të sterilizimit.

Së pari, Veliaj njësoj si Rama mbrojti produktin dhe rezultatet e punës së të arrestuarve, pavarësisht vjedhjes

Shumëkush e mban mend se si në kulmin e diskutimit për vjedhjen me inceneratorët nga Klod Mërtiri dhe Klodian Zoto, kryeministri Edi Rama nxirrte dy foto krahasuese. Në të majtë kishte një fushë me plehra me logon e PD, kurse në të djathtë ishte një park me pemë në landfill me logon e PS-së.

Edhe pse vjedhja me inceneratorët ishte e frikshme, Rama e mbrojti deri në fund produktin e projektit korruptiv, që ishte pastrimi i qyteteve.

Kryeministri Rama mbrojti me të njëjtën formë edhe PPP e sterilizimit për të cilin SPAK thotë se ka abuzime me mbi 100 milion euro. Rama shkoi në spital dhe tregonte para kamerës një palë pinca me ndryshk, si veglat që dikur përdornin mjekët në operacione. Ndërkohë dosja e SPAK kishte të dhëna, që tregonin se Ilir Beqaj dhe njerëzit e tij kishin shpërdoruar detyrën gjatë procedurave të PPP me vlerë mbi 100 milion euro.

Njësoj si Rama, Erjon Veliaj lavdëroi punën e drejtorëve të tij hajdutë. Falë punës së Mariglen Qatos, tha ai, është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri, lirimi i Liqenit nga zaptimet në gjysmën e tij, hapja e terreneve në Kombinat dhe 5 Maji për lagjet e reja pas tërmetit.

Redi Molla, sipas Veliajt e ktheu UKT nga një ndërmarrje të falimentuar në të vetmin ujësjellës me bilanc pozitiv në vend dhe që e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë.

Ndërsa Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës deri vitin e kaluar, thekson Veliaj, ku ka ndjekur 24/7 projekte, nga Sheshi Skënderbej, tek Pazari i Ri, nga Bulevardi Zogu I, tek Unaza e Vogël, nga Kalaja e Tiranës në qendër, tek ajo e Petrelës në periferi, nga zgjatimi i Lanës, e gjer tek Lumi i Tiranës.

Pra me pak fjalë, këta njerëz kanë vjedhur, por edhe kanë punuar.

Së dyti, Veliaj tha se njësoj si Rama nuk dinte gjë për ata që hanë “dardha dhe mollë pas shpinë”

Për njerëz që hanë mollë dhe dardha dhe mandarina pas shpinës së tij, kryeministri Rama ka folur sa herë një bashkëpuntor i tij ka pasur probleme me drejtësinë. Edhe kur prokuroria italiane solli prova për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafik droge, edhe kur dolën bëmat e Elvis Roshit në rini, edhe kur dolën ryshfetet e Lefter Kokës, edhe kur SPAK zbuloi pasuritë e Arben Ahmetajt, Rama gjithnjë ka bërë të paditurin dhe ka thënë se nuk dinte asgjë.

Njësoj dhe Veliaj sot, u shpreh se përderisa Rama nuk dinte gjë për zëvëndësin e tij në kryeministri, as ai nuk dinte gjë për drejtorët e tij që trukonin tenderat e bashkisë.

“Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!”

Së treti, Veliaj përsërit se në krye të piramidës nuk është ai, por Edi Rama

Në përpjekjen për të hequr përgjegjësinë nga vetja, Veliaj nuk lë pa përsëritur edhe një pohim që e kanë thënë edhe të tjerë para tij. Kur flitet për llogaridhënie dhe mbajtjen e përgjegjësive, i pari që duhet të përgjigjet është Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste dhe si kryeministër.

Prandaj dhe ndërsa flet për korrupsion dhe prokurori, mes rreshtave Veliaj nuk harron të thotë se “kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej”.

Veliaj e ka përmendur 8 herë kryeministrin Rama në shfajësimin e tij publik dhe kreu i qeverisë nuk ka e ka zhgenjyer. Pak orë pas mesazhit të Veliajt, Rama ka dalë me një qëndrim që e shfajëson kryebashkiakun duke thënë se kjo që ndodhi në bashki është provatë e disatë se PS nuk e kontrollon SPAK-un.

“Ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur.

Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u” ka shkruar Rama.

FJALA E PLOTE E PUBLIKUAR NGA VELIAJ PËR VJEDHJEN ME TENDERAT E BASHKISË

Përshëndetje të gjithëve!

Jam këtu para jush, pasi kam parë, njësoj si ju, e dëgjuar, njësoj si ju, çfarë ka ndodhur me disa drejtorë e ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, dhe pasi kam kaluar edhe një peripeci të vogël shëndetësore personale, për të cilët ju falenderoj për kujdesin.

Jam përpjekur të kuptoj, sa e kam pasur unë të mundur, se si janë zhvilluar ngjarjet që çuan në ngritjen e akuzave për këta zyrtarë të institucionit që unë drejtoj.

Po e nis nga vija e kuqe e Partisë Socialiste dhe e kryeministrit Rama: Çështjet që hap drejtësia e re, me këdoqoftë dhe kudoqoftë, në cilindo nivel të përgjegjësive ekzekutive dhe administrative, nuk janë për t’u komentuar në aspektin e tyre ligjor, por janë thjesht për t’ua besuar organeve të drejtësisë. Cilido individ që është përfshirë në këto çështje, duhet të përballet vetë me drejtësinë, i zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje tjetër, përveç mbrojtjes ligjore nga avokatët e vet.

Pra, unë s’kam asnjë koment për vërtetësinë e akuzave, për shkallën e përfshirjes ose jo të secilit në aktivitetin e paligjshëm për të cilin akuzohen, për fajësinë apo pafajësinë e tyre, që është ekskluzivisht tagër i gjykatës, nivelin e respektimit të së drejtës njerëzore e kushtetuese të prezumimit të pafajësisë në para-burgimin e tyre, e kështu me radhë.

Kjo vijë e kuqe ma bën të pamundur futjen në debat për faktet, me ata të cilët e shfrytëzojnë lirinë e fjalës në media për të bërë prokurorin, sigurimsin modern apo inkuizitorin mesjetar, duke më përfshirë edhe mua në të dënuarit pa gjyq, për sa ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.

Por, nëse për faktet e kam të pamundur të hyj në debat sepse do të cenoja parimin e mosndërhyrjes në një çështje të drejtësisë, për pjesën time të përgjegjësisë dhe për rolin që kam me bekimin e qytetarëve të Tiranës, e kam të pamundur të mos shprehem.

Po! Nuk ka asnjë diskutim, që unë kam punuar dhe bashkëpunuar me këta njerëz dhe për sa më takon, e kam vlerësuar punën e tyre në bazë të rezultateve, që flasin vetë në çdo cep të qytetit, për këdo që do t’iu referohet arritjeve reale në sektorët që ata kanë drejtuar, në kohën që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.

Mariglen Qato ka drejtuar IMT-në nga shtatori 2018 gjer në shtator 2023. Falë punës së tij dhe asaj skuadre është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri, lirimi i Liqenit nga zaptimet në gjysmën e tij, hapja e terreneve në Kombinat dhe 5 Maji për lagjet e reja pas tërmetit. Teksa sot ecim në ato bulevarde, buzë Liqenit, apo përgjatë Unazës së Madhe, ne kuptojmë sa punë të dobishme ishin për qytetin, por edhe sa kundërshtarë politikë u ndërzyen ndaj IMT-së sepse kishin lidhur karrierën e tyre me bllokimin e këtyre kantiereve e sabotimin e Tiranës.
Redi Molla ka drejtuar UKT-në në vitet 2016-2020, ku e ktheu një ndërmarrje të falimentuar në të vetmin ujësjellës me bilanc pozitiv në vend, që sot financohet direkt nga bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe që e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë, ku vaditej misri e thaheshin lagjet, në një qytet 25 herë më të madh në sipërfaqe, me 20 orë ujë mesatarisht, e në shumicën e zonave urbane me 24 orë ujë.

Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës gjer vitin e kaluar. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ka ndjekur 24/7 projekte që Tirana i priste prej një shekulli – nga Sheshi Skënderbej, tek Pazari i Ri, nga Bulevardi Zogu I, tek Unaza e Vogël, nga Kalaja e Tiranës në qendër, tek ajo e Petrelës në periferi, nga zgjatimi i Lanës, e gjer tek Lumi i Tiranës, që përmbyste gjithë njësitë 4, 8, 9 e 11, e gjer tek 101 kopshte e çerdhe të rinovuara, e 40 shkolla të reja, nga ‘Kosova’ e ‘Samiu’, gjer tek ‘Partizani’ e ‘Çajupi’, ku çdo ditë ulen e rriten 200 mijë fëmijë të kryeqytetit në kushte optimale.

Kjo ishte një pasqyrë e përmbledhur e punës së tyre në bashki dhe e punës sime me ta, përpara se hienat që s’kanë prekur punë me dorë, të skërmisin dhëmbët me jargë për gjahun e rradhës.

Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!

Ku jemi këtu? Në komunizëm? Kur shoku Enver i vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë, të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit e shtëpisë së tyre, që sot u dashka të arrestohet e të burgoset nga gjykata politiko-mediatike, titullari i institucionit, sapo SPAK-u nxjerr fletët e arrestit për një apo disa zyrtarë të institucionit disa mijëra vetash që ai drejton?!

I ngre këto pyetje retorike sepse në asnjë vend normal demokratik, nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në parlamente, ekrane, portale, madje as në rrjetet sociale të Francës, Italisë, Greqisë e me radhë, nuk i shikon këto turra drush për të djegur të gjallë Presidentë, kryeministra, kryetarë bashkish, kur drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsionit dhe ku gjykatat, në fund, e ndajnë shapin nga shqeri, të fajshmit nga të pafajshmit!

Këta gjahtarët profesionistë të shtrigave, që kanë një mandat deputeti të partive me vulë të humbur apo një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje, po që s’kanë asnjë respekt për dinjitetin njerëzor, për punën, për faktet, duan që populli ta harrojë këtë të vërtetë të madhe.

Shqiptarët e kanë dëgjuar dhjetra, në mos qindra herë, nga goja e kryetarit tonë, Edi Ramës, se ne duam një drejtësi të drejtë, që të godasë djathtas e majtas dhe të shikojë e të ecë vetëm drejt, me shpatën e ligjit në dorë! Unë e di që për shumë njerëz politikanët janë njerëz që tjetër thonë, tjetër mendojnë dhe tjetër bëjnë, po pikërisht pse Edi Rama, kryeministër dhe kryetari ynë i Partisë Socialiste, dhe kjo parti e udhëhequr prej tij, janë ndryshe nga ky stereotip dhe Shqipëria sot është shumë më ndryshe se 10 vite më parë, edhe Tirana sot është më ndryshe se 10 vite më parë, edhe drejtësia sot është më ndryshe se 10 vite më parë!

Nga ana tjetër, kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej. Eshtë një luftë që ne e kemi kërkuar, e bëjmë sa mundemi, prej ditës së parë në këto detyra, me reforma, shërbime digjitale, me masa për përmirësime të vazhdueshme procesesh administrative, por edhe auditime e largime nga puna për punonjës që shkelin rregullat apo denoncohen nga qytetarët.

Por, nivelet ekzekutive të qeverisjes nuk janë as prokurori as gjykata, prandaj ne e shohim drejtësinë si aleate strategjike në këtë luftë dhe e mbështesim pa rezervë punën e saj, si një punë e domosdoshme për pastrimin e administratave tona nga elementët e korruptuar. Prandaj, edhe ekziston ndarja e pushteteve dhe e punëve në këtë sistem dhe prandaj, ligji ngarkon prokurorët e gjykatësit të bëjnë një punë që, as kryeministri, as ministrat, as kryetarët e bashkive, as mund ta bëjnë, as janë të lejuar me ligj që ta bëjnë.

Disa i bien shkurt: Po pse, nuk dëgjoni ju fjalë për njërin e për tjetrin? Patjetër që dëgjojmë edhe ne fjalë. Madje, më shumë se sa për të gjithë, për veten tonë! Po çfarë duhet të bëjmë, përveçse të pyesim veten apo të tjerët sa të vërteta janë këto fjalë! Dhe me veten e dimë çfarë është e vërtetë ose jo, ndërsa me të tjerët si ta verifikojmë deri në fund të vërtetën e fjalëve? T’u vëmë njerëz mbrapa? T’u fusim përgjues në makina dhe në shtëpi? T’i paraburgosim në një zyrë në bashki apo nëpër ministri, në bazë të dyshimeve dhe t’i mbajmë aty derisa të thonë të vërtetën?! T’i torturojmë? Këto janë të gjitha të pamendueshme, jo thjesht kriminale, në aspektin e ligjeve demokratike, të cilat fuqinë represive të shtetit ia njohin si ekskluzivitet organeve policore e gjyqësore, jo titullarëve të pushtetit ekzekutiv dhe politik!

Disa të tjerë thonë: Kur dëgjoni fjalë largojini menjëherë nga puna! Po nëse do të ndiqnim këtë kriter duhet të largonim veten nga puna çdo ditë nga gjithë thashethemet dhe fjalët, dhe nga ana tjetër, largimet nga puna të drejtuesve të administratës janë si në çdo vend europian edhe në Shqipëri, një përgjegjësi që me ligj nuk e ka asnjë titullar politik! E pra, punët janë të ndara, siç janë edhe përgjegjësitë e qëllimet tona publike nga përgjegjësia individuale e secilit para ligjit dhe nga qëllimet e erreta personale të kujtdo që përfiton në rrugë të paligjshme, duke abuzuar me detyrën, pas shpinës së institucionit e të atyre me të cilët e lidh puna e përbashkët.
Tani, padiskutim që mua nuk ka sesi të më vijë mirë, nëse akuzat e ngritura ndaj disa ish-drejtorëve e drejtorëve të Bashkisë Tiranës provohen të vërteta në gjykatë.

Përkundrazi, më vjen tmerrsisht keq, që krahas angazhimit në plot punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. Por, në pritje të fjalës së fundit të drejtësisë për ta, unë vetë nuk kam çfarë pres për t’ju parë të gjithëve në sy dhe për t’ju thënë se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë.

Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm. Uroj që këtë ta vërtetojnë deri në fund edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës, me të cilin e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti, edhe hetimet për këtë çështjen e hapur së fundmi nga drejtësia.

Unë i trembem shkeljes së normave me të cilat jam edukuar që fëmijë në këtë qytet dhe e kam frikë ligjin përpara se sa të bëhem një subjekt i ndëshkimit të tij, kështu që nuk e kam shkelur kurrë as ligjin, as besimin e atyre që më kanë dhënë tre herë mandatin për të drejtuar Tiranën. Prandaj, drejtësia të vazhdojë punën e saj, s’ka nevojë t’ia them unë se çfarë duhet të bëjë, ndërsa unë do të vazhdoj punën time me skuadrën e transformimit të Tiranës, edhe me më shumë këmbëngulje për Tiranën e për bashkëqytetarët e mi, pas kësaj ngjarjeje që nuk më bën aspak krenar.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kurajon dhe forcën që më jepni çdo ditë!



20 Comments

  1. Kopje e shemtuar se Rama te pakten eshte origjinali ndersa Veliaj del si ajo fotokoja me surret te nxire si bloze. Velia Neveria eshte si mall Gabi qe e kane veshur me pare Rama, Berisha, Nano, Meta dhe tali edhe pse kostumi mban ere te qelbur e vesh Erjon G99-shi.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Në çdo rregullore të institucioneve shtetërore e publike ka një nen që thotë se titullari i institucionit është përgjegjës për zbatimin e Ligjshmërisë, dhe shkarkohet kur konstatohet për shkelje të vazhdueshme të saj!

      rama dhe veliaj duhet të ishin shkarkuar nga 1000 herë sejcili!

  2. Vazhdojnë skandalet në Big Brother. Së fundmi Olti Currit s’i ka shpëtuar një detaj në profilin e Eglës I ngjashëm me atë që i ndodhi Luzit vjet kur Topi channel I bëri kontratë menaxhimi ende pa mbaruar spektakli, totalisht në konflikt interesi. Që pas skualifikimit të Eglës nga shtëpia me zarfin e zi, në llogarinë e saj kemi parë të njëjtat veprime: “Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH. Të jetë Egla e paracaktuara e Topit si fituese e BBVIP3? PSE JO?! Ç’të keqe ka të riciklosh antivlera për sa kohë ka klikime dhe shikueshmëri? Nëse publiku trushpëlarë, i papunë, kërkon të shohë Trash TV, le t’i japin nivelin më të ulët të sjelljes, komunikimit, sherreve, të bërtiturave, bullizimit e përndjekjes. Njerëzve mbase ju pëlqen të shohin 24 orë sherre, parazitizma, poshtërime, të pështytura. Se ndoshta kështu bien në paqe me veten, se përderisa ata gjasme Vipa për të futur çmimin , për të bërë para e për vizibilitet, janë të gatshëm të sillen si gore, si rrugeçër , si delenxhinj, pa asnjë lloj respekti për publikun , e as për TV , madje as për veten e tyre , atëherë populli i varfër që i sheh, i jep të drejtë vetes pse është në atë gjendje. Pra, politika ka 3 dekada që i mashtron e i vjedh, dhe këta Vipat qënkan bërë të tillë jo se kanë ndonjë meritë të veçantë, por thjesht me miqësi, intriga, delenxhillëqe, sahanlëpirje, apo duke pastruar paratë e politikanëve. Në fund të fundit, Bigu është i Topit, dhe Topi nxjerr kë të dojë fitues se është thjesht Shpk me qëllim fitimin. Dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Problemi qëndron te transparenca dhe mashtrimi që i bëjnë publikut hapur dhe trashë fare, duke i thënë që vendos publiku me vota, e që është një reality, kur në fakt është një teatër me skenar, dhe secili ka kontratën përkatëse sa do paguhet për kohë qëndrimin brenda në shtëpi. Ashtu si politika ka 30 vite që riciklon të njëjtët sharlatanë dhe hajdutë, ashtu edhe Bigu po riciklon ata që përjashton si të padashur nga publiku, apo të përjashtuar për sjellje të pahijshme. Ricikloi Liamin, Gracianon (pa dhënë asnjë arsye si e pse), e tani do riciklojë dy veta nga treshja Egla-Meriton-Ilnisa. Ndërkohë treshja janë të mbyllur te dhoma e bardhë e “dënimit”, për shkak të sjelljeve të tyre bulliste dhe përndjekëse. Çifti Meriton-Ilnisa, (toy boy-milf), po bëjnë çmos që të jenë ata dyshja që do përzgjidhen për t’u rifutur në shtëpi, e kështu u shtrinë të dy në dysheme te dhoma e bardhë, dhe të mbuluar me jorganë po bënin gili-vili dumci-dumci, aq sa edhe Egla ishte shqetësuar nga zhurmat. S’ka faj çifti! Për sa kohë lidhja e tyre brenda në shtëpi nuk i funksionoi siç duhet dhe i nxorrën jashtë, atëherë duhet t’a çonin lidhjen në një nivel tjetër. Herën e kaluar kishim dilemën a ta quanim Big Brotherin, Big Burgu apo Big Bordello, por ja që mund të jenë të dyja opsionet njëkohësisht. Ç’bëka robi për 100mijë€ dhe për vizibilitet!! Kot nuk thonë që paraja e hedh ujin përpjetë, edhe pse në këtë rast shtriu çiftin përtokë.

    P:S: Mos harxhoni para kot me sms për të votuar këta delexhinjtë e BIGut , se çdo vendim e merr produksioni. Me votat tuaja mender fshin bythën! Të fitojë Egla Bigun, do ishte kryeskandal! Mjafton të kujtojmë ato skenat kur bënte sikur i tështinte në surrat Françeskës (në fakt ishte sikur i pështynte), gjë që e ka bërë edhe me dikë tjetër në shtëpi, tregon se ça lloj femre ordinere është kjo, pa asnjë lloj etike. Për mos të përmendur ato sherret me Meritonin, (ku i derdhte gotën me verë më kokë, duke dhe e shpërdoruar), sherret Ilnisën e me banorë të tjerë, ku në fund shpëtonte gjasme nga televotimi i publikut, kur në fakt e mban produksioni aty brenda pikërisht për ato “çmendurirat” që bënte.

    1. Një video që po qarkullon kudo lidhet me Françeskën, e cila ka zbuluar diçka lidhur me të dhe bashkëshortin e saj. Gjatë një momenti të ditës, Françeska i drejtohet Romeos duke i thënë se bashkëshorti i saj ka telefonuar çdo ditë i shqetësuar në TCH për Françeskën, pasi ka parë gjendjen e saj.

        1. Për cilën kurviçkë mavi flet ti sharës pederast analfabet qesharak i orës 20:02? Flet për mamin tënd? Shko thuaj asaj të bëj ty një analizë ADN atësie dhe e zbulon që kuçka është mamaja jote. O idiot anonim pa këlllqe.

      1. Pas një shfaqje vetë demaskuese Big Brotheri, sidomos në lidhje me riciklimin e Egla Cenos, Ledion Liço e mbylli pikërisht me një shprehje të Franz Kafkës mbi demaskimin e botës. Le t’i sugjerojmë një shprehje më sinjifikative Ledionit.

        Franz Kafka: Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtra.. E vërteta është e pandashme, prandaj kushdo që dëshiron t’a njohë atë duhet të jetë një gënjeshtër.
        P.S: Pyetje për Ledionin: A ka kurajo gënjeshtra t’a njohë të vërtetën? Nëse po, dhe në momentin që njeh të vërtetën, a mund të jetë gënjeshtra më e mirë se e vërteta? Çfarë do ishte bota pa të vërtetën? A mund t’i vijë fundi botës nga e vërteta apo nga gënjeshtrat? A është gënjeshtra nëna e gjithë të këqijave?
        P.S2: Shprehja tjetër që i’a kemi thënë Ledionit edhe më parë: Kur të ka plas cipa, nuk ke më turp nga asgjë. Kështu që përpara me Big brotherin , me bullizma, parazitizma, kotësira pa vlerë, me riciklime antivlerash, dhe bravo ju qoftë që demaskimi për ju është vlerë argëtimi! Suksese në jetë!

    2. Ledion Liço: Sara u përjashtua nga Big Brother me zarf të zi, dhe s’mund të rikthehet.
      Kurse Meritoni, Ilnisa dhe Egla janë skualifikuar me zarf të zi. Pra, s’është çështje zarfi por kuptimi i vendimit. Ndryshon përjashtimi nga skualifikimi.

      P.S: Më në fund Ledioni përdor sofizmën për shpjegimin e një vendimi. Në fakt nuk ishte një argument në dukje i drejtë por që të çon në rrugë të gabuar. Ishte thjesht një arsye e mosarsyes për t’i arsyetuar Jul Dedës pafytyrësinë e produksionit që tall menderen me vendimet që merr, në mos respekt të publikut që sheh programin. E gjitha më funksion të lojës dhe shikueshmërisë, Bigu merr çfarëdo vendimi do pa asnjë lloj skrupulli e pa asnjë sens logjik.
      Sinonime të fjalës skualifikim janë fjalët: eleminim, përjashtim, dëbim, ndëshkim, pezullim.
      Kur skualifikohet nga një garë dmth që t’i nuk plotëson kriteret të caktuara për të qënë pjesë e saj. Dhe, normalisht, s’mund të riciklohesh menjëherë më pas ca ditësh sikur i plotësohet këto kritere fare e bashkëjetese. Kjo është thjesht një tallje e madhe me publikun që sheh spektaklin, dhe tallje me banorët e tjerë në shtëpinë e BIGut.

  3. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.kujtese per shpellkare e maloke te cecenit skifterit salih serbi

  4. E gjithë kjo është një qerthull i njohur, i stërparë, i stërlexuar në gjilpërën e gramafonit të vjetër, pa sjellë asnjë model politik të ri, program, apo lidership. Megjithatë është i stërzhurmshëm, pasi ka qëllime të qarta, si pazari freskët në parlament, apo ai i pak kohëve më parë të kullave në qendër të Tiranës. Po ka edhe më. Kjo do të shikohet gjatë zhurmës së emisioneve të javës së ardhshme…

    1. O anonim paemër! Unë bëj ça muhabeti dua, s’të marr dorën ty, as Ramës, as Saliut e as Metës. Kështu që grric bythën e mos na çaj trapin si shumë! S’ngele ti të më kujtosh sufllaqen mua o gomar! Kujdes me kë flet!

  5. Or Uriah Hip,ti nuk pse i pergjon apo spiunon vartesit tuaj.
    Po me i kontrollu a nuk ke pase mundesi eahh!?Nuk ke pase kohe se duhej te propagandoje veten tende dite per dite ne Tv tuaja.
    Ose Je KOKRRA E GOMARIT ose Je KOKRRA E HAJDUTIT.Ne te dy rastet duhet te DOREHIQESH.

  6. Te dy Ram serbi dhe Erion kopili jan muter e kaluar mutit, thjesht fsmilje te degjeneruara si ne parti dhe ne shtepi.

  7. O zot, ka akoma vemje që e mbron Erjon Velinë dhe Edi Ramën ?
    Si ka mundësi ? Këta s’mund të quhen njerëz, vetëm hajduta dhe pisa !!!!!!!

  8. Pas kesaj eshtë njoftuar zyrtarisht nga Kryeministria që “projekti nuk miratohet”. Bukur, apo jo? Ende nuk ka mbaruar… Familja Berisha i kërkon Ansar-it të padisë gazetarin që kishte botuar emailet mes biznesmenit dhe Argitës.

    “M’u qepën keq dhe më bënë edhe oferta joshëse – thotë Ansar për këtë pikë. Kur u tha “jo” i hoqën edhe titullin “konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan” që ia kishin dhënë vetë.

    E gjitha është një histori e turpshme për qytetarët që duan të kuptojnë, se kush janë ata që mbrojnë moralin shoqeror dhe antikorrupsionin perballe Bashkisë së Tiranës. Turp e faqja e zezë! Situatë më e shpifur, nuk bëhet!

  9. Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari I Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim I faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.

    Dhe këtu shfaqej sërish rasti I një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq I trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *