• |
ide | kryesore

Këlliçi: Tre drejtorët e tjerë të Veliajt që duhet të shkojnë te shokët në qeli

Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka folur me emra nga protesta e opozitës që po mbahet para Bashkisë së Tiranës. Ai tregoi se cilët do të jenë drejtorët e radhës që do të arrestohen.

“Sot nuk vidhen vetëm taksat e demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Kjo vjedhje po na bëhet të gjithëve. O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, deklaroi Belind Këlliçi.

Opozita dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit zhvilluan këtë të martë para bashkisë së Tiranës protestën e pestë radhazi. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vënien e tij para drejtësisë, pas arrestimit të drejtorëve të “5D”.



3 Comments

  1. Bravo Belind, Tedi Blushi dhe opozitarët e tjerë!

    *Dhe shiko emrat anonimate që përdorin të kuqtë për kompanitë dhe organizatat e tyre të dyshimta … 5D, G99, LGBT etj. Çfar po mundohen të fshehin ?!

  2. Ai Elton Kacidhja nuk e mban dot burgun se eshte motra, ndaj do behet i penduar.

  3. Belind pidhushi ti per vete dole zhgenjim e katastrofe, na the do e mundje veline dhe kishe popullin me vete nderkohe ike me bisht nder shale. Su ndjeve ca muaj u zhduke me shprese qe do harrohej humbja jote thelle tani e nxore koken si zhapik. Sje per kte pune ti jooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *