• |
ide | kryesore

Vdekja e minatorit në Bulqizë, disa të shoqëruar në polici

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bulqizë


Në lidhje me vdekjen e minatorit 29-vjeçar, pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës, raportohet se policia ka shoqëruar disa persona sipas BalkanWeb. Dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Nga kjo ka humbur jetën më pas dhe29-vjeçari Armand Peshku ndërsa 40-vjeçari Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *