• |
ide | kryesore

A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?

Arkiva, Lajme, Të fundit
devolli


Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë të karakterit ekonomik.

Ai sot gjatë ditës ka takuar në Washington DC dy politikanë dhe afaristë të suksesshëm, kongresistin demokrat, Kevin Hern, dhe senatorin republikan, Pete Ricketts.

Afaristi kosovar, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se të dy këta politikanë kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet tregut amerikan dhe atij kosovar, si dhe mundësitë për bashkëpunime të reja tregtare.

Kongresisti Hern ka në pronësi të veten rreth 25 restaurante McDonald’s, si dhe për shumë vjet ka shërbyer në pozita të larta udhëheqëse në këtë kompani, që është një ndër brendet më të njohura në botë. Ai ka qenë i përfshirë edhe në sektorin bankar, të teknologjisë, atë të patundshmërive dhe botimeve sportive.

Kurse, senatori Ricketts, i cili po ashtu ka ekspertizë të gjatë sipërmarrëse, ka ushtruar edhe detyrën e Guvernatorit të shtetit të Nebraskas.

Afaristi Devolli ka shprehur interesimin e tij që korporata të cilën e udhëheq të mund të bashkëpunojë me sektorët ekonomikë në të cilët këta politikanë të lartë kanë qasje. 

/Shkrim promocional


11 Comments

  1. Pupupupu ne tham shyqyr i kemi shpetuar ketyre rraqeve amerikone deri tani. Ci do i keni pare ameriqont sa te trashe e shemtuar jane??!!

  2. wtf, po pse mer kara nuk skuqni dot patate vete e te shisni po do te vij “gjigandi” i ushqimeve vari-karin tju tregoje si skuqen e shiten patatet?

  3. Po deri tani vazhdojme te kemi nje plus total PIKERISHT sepse NUK kemi McDonalds !! Ky biznesmen krenohet se do sjelle nje firme qe njihet boterisht te sherbeje ushqim pleher me mish brazilian a argjentinas te viteve ’80.

  4. Ky nuk eshte lajm i mire, ushqimet e shpejta plot me yndyrna trans te tipit McDonald shkaktojne obezitet nese konsumohen ne menyre te vazhdueshme.

  5. Amerikanet jane kafshe dhe skand fare kulture ushqimi dhe nderkohe qeEvropa dhe Ballkani ka tradita mijravjecare ne ushqim.Cfare do na mesojne Ne per ushqimin Ameriqente?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *