• |
ide | kryesore

“Humbëm dy pikë”, “Dinamon e ndihmoi fati”: Mehmeti e Devolli kanë parë dy ndeshje të ndryshme

Sport
Mehmeti



“Kur i porosit lojtarët dhe nuk përmirësohen të vjen keq sepse nga mospozicionimi i tyre solli edhe golin e kudnërshtarëtve, por i kuptoj pasi janë gabime indivuduale, edhe pse sna lejohen këto gabime se është në lojë kampionati. Ndoshta sot kemi humbur dy pike”. Dritan Mehmeti ndjen keqardhje për barazimin me vendin e fundit në renditje, që i rrezikon tani Dinamos vendin e katërt. 1-1 me Kukësin ishte një ndalesë që nuk duhej, pavarësisht formën dhe motivimit që kishte skuadra e Devollit.

Mehmeti pastaj ndalet te mungesat e rëndësishme të Kaçorrit, Goudjabi dhe Zabërgjas, që kondicionuan jo pak zgjedhjet e teknikut: “Jam i kënaqur me prezencën e zëvendësuesve, pjesa e terrenit nuk na lejonte të shprehnim shumë lojën. Patëm disa mundësi pjesën e dytë dhe duhet të kërkonim edhe më shumë. Lojtarët nuk dolën nga detyrat, por na e kushtëzonte kundërshtari lojën dhe na e vështirësonte duke pasur agresivitet. Jam i kënaqur nga loja e djemve” e mbylli Mehmeti.

DEVOLLI: “DINAMON E NDIHMOI FATI”

“Jam i kënaqur nga çunat. Kemi krijuar identitet si ekip. Kemi një filozofi loje që po na përshtatet. Shkojmë me logjikë te porta, krijojmë raste. Më vjen keq për golin e pësuar, qe i evitueshëm. Çunat kanë bërë 3 ndeshje me shumë intesitet në 3 ditë. Bravo iu qoftë”. Bledar Devolli mundohet të karikojë ambjentin, me të drejtë pas rezultateve të rëndësishme të 6 ndeshjeve të fundit. “Më në fund po e fusim ekipin në shina. Keqardhja është e madhe. Për mua lamë dy pikë. Nuk e di, trajneri kundërshtar mund të ketë parë ndonjë ndeshje tjetër. Janë edhe 6 ndeshje, ne do të përpiqemi të bëjmë ndeshjet tona dhe të marrim maksimumin”.

Lexo më tejVideo/ Salami iluzionon Kukësin, Tahiri shpëton Dinamon:mungesat penalizojnë Mehmetin

Devolli pastaj vazhdoi të shpjegonte ndeshjen, duke u dorëzuar përpara një faktori jo sportiv, ndonëse pjesë e lojës: “Dinamon e ndihmoi dhe pak fati, unë me fatin nuk ha dot inat. Çfarë thotë kundërshtari nuk më intereson, nuk e di çfarë ndeshje ka parë Mehmeti”, u shpreh Devolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *