• |
ide | kryesore

Video/ Salami iluzionon Kukësin, Tahiri shpëton Dinamon:mungesat penalizojnë Mehmetin

F1, Sport, Video
Tahiri



Nuk ka fitues në Kukës, mes vendasve dhe Dinamos që ndahen 1-1. Blutë mbeten të fundit dhe kapen fort te rezultatet pozitive dhe loja, ndërsa kryeqytetasit rrezikojnë të arrihen në vendin e katërt nga Skënderbeu. Salami shënoi avantazhin për të besuarit e Devollit, barazoi Tahiri, në golin e parë në ndeshjen e parë si titullar.

Një pjesë e para pa shumë ritëm, me skuadrat të kujdesshme e me lojën që kishte vetëm shkëndija sporadike që sollën ndonjë emocion në Kukës Arena. Kukësi në emergjencë pikësh për mbijetesën inistoi që në fillim me Salami, që në minutën e 11 detyroi Salin të bënte ndërhyrjen e parë shpëtimtare. Portieri qetësisht priti edhe goditjen e dënimit të Mingo, ndërsa Denison nuk gjeti kuadratin në mundësinë e parë të mirë të Dinamos. Në minutën e 43′ tentoi edhe Bardhi pa sukses, ndërsa në fund të kohës së rregullt Beshiraj bëri gjithcka mirë, por goditja ishte shumë qendrore për të rrezikuar Salin.

NDODH GJITHÇKA NË PJESËN E DYTË

Dinamo u mundua të rrisë lojën dhe me Denison e Bardhin, koleksionuan dy mundësi në harkun e dy minutave. Sidoqoftë, Mehmeti shtyu përpara skuadrën dhe Denison e Vila detyruan Tafas në një ndërhyrje të dyfishtë vendimtare, duke ndalur dy kërcënimet e nëndetëses. E pikërisht atëherë, Kukësi mori avantazhin papritur, në një aksion të lindur nga gabimi i Behiratche dhe finalizuar nga Salami në minutën e 69′. Goli i pestë në kampionat për sulmuesin, por gëzimi zgjati pak, sepse në të 74′ barazoi Tahiri. Një goditje në pozicion të vështirë me kokë, në krosimin e Qefalia, befasoi Tafas.

Video/ Goli i Salami

Mehmeti qan mungesat e rëndësishme të Kaçorrit, Goudjabi dhe Zabërgja dhe del me një pikë, që gjithësesi është më mirë se humbja. Devolli nuk mundet, por javët shkurtohen dhe me 26 pikë situata është më shumë se e vështirë.

Video/ Goli i Tahirit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *