• |
ide | kryesore

Partizani, Shehi kërkon titullin e dytë kampion në tre vjet: tekniku pa dilema formacioni ndaj Egnatias

Sport
PARTIZANI


Dy ditë nga finalja e madhe e titullit kampion, Partizani ndihet gati për përballjen me Egnatian, edhe pse Orges Shehi nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë. Kjo në fakt sa i përket aspektit taktik, sepse në mendjen e teknikut të të kuqve është ndërtuar tashmë formacioni me të cilin do të mundohet të shembë barrierën e fundit drejt rikonfirmimit në majën e futbollit në vend.

Do të ishte titulli i dytë në tre vjet me dy skuadra të ndryshme për Shehin, pas atij të fituar me Tiranën dhe 46 vjeçari po mundohet ti afrohet me të njëjtën mënyrë si të parit: me vazhdimësi. 6 fitoret radhazi tregojnë qartë se Partizani ka krijuar stabilitet, edhe pas kthimit të lojtarëve të dëmtuar, Shehi ka mundur ti japë një fizionomi të qartë skuadrës, që edhe në gjysmëfinalen me Skënderbeun të fituar 1-0 tregoi forcën e saj në të gjitha aspektet. Fakti që nuk pësoi e pothuaj nuk lejoi asgjë e bën teknikut ti besojë të njëjtëve, ashtu si do të ishte edhe logjike.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Qirko mes shtyllave do të mbrohet nga katërshja defensive Atanaskoski, Sota, Sembene, sërish i preferuar ndaj Prekës e Hadroj. Mesfusha tashmë i ka njerëzit e saj konfirmuar Maguette, Murataj, Rrapaj e vështirë se Mehmeti mund të arrijë të kalojë hierarkitë e ndonjërit, por natyrisht mbetet zëvendësimi i parë i Shehit. Nëse ka ndonjë që e fut në dilemë teknikun është Cara, por kthimi i anësorit nuk duhet të lëkundë pozitat e tridhëmbëshit Skuka, Bintsuka e Mba.

Lexo më tej: Partizani kërkon titullin e 18 kampion, Egnatia të futet në histori: gjithçka gati për finalen e madhe

Kërkohet një fitore, që vlen gjithë sezonin, për klubin e lojtarët, që natyrisht kanë edhe premtimin e një premio titulli, edhe pse pa shifër të përcaktuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *