• |
ide | kryesore

Partizani kërkon titullin e 18 kampion, Egnatia të futet në histori: gjithçka gati për finalen e madhe

F1, Sport
Egnatia


Dita e të vërtetës: sonte luhet finalja e madhe e “Final Four”, ku përballë do të jenë Partizani e Egnatia. Në stadiumin “Air Albania” do të vendoset gjithçka teksa dy skuadrat më të mira të gjithë sezonit do të diskutojnë për herë të dytë, këtë sezon, një finale të madhe, pas asaj të SuperKupës që u zhvillua më 20 dhjetor 2023.

Në atë sfidë triumfoi Partizani me rezultatin minimal 1-0, edhe pse nuk u evidentuan diferenca të mëdha në fushë. Ndeshja finale e “Final Four” do të jetë akoma më speciale. Në stadiumin “Air Albania” pritet një atmosferë fantastike. e Për ta zhveshur ndeshjen nga polemikat, drejtësinë në fushë do të vendosë një nga arbitrat më të mirë në botë si Anthony Taylor.

SI VIJNË SKUADRAT

Partizani drejt finales së madhe të titullit vjen me objektivin e qartë, për të mbrojtur kurorën e kampionit. Një arsye e madhe për të besuar është forma e mirë që po kalon skuadra e Orges Shehit. Gjashtë fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe tani të kuqtë janë në kërkim të “mrekullisë” së shtatë që do t’i jepte titullin e 18-të në histori.

Në anën tjetër, Egnatia në këtë sfidë vjen më e motivuar se kurrë për të shkruajtur historinë. Një sezon fantastik i dominuar nga rrogozhinasit që triumfuan edhe në Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Egnatia i ka të gjitha mundësitë dhe të dielën në “Air Albania” do të kërkojë lavdinë.

Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. Një mbrëmje për të mos u humbur, e gjitha për t’u shijuar.

PRECEDENTËT

Titulli vendoset të dielën, mes dy skuadrave që edhe në sezonin e rregullt kanë bërë më mirë se kushdo, madje kanë shkuar pas 36 javësh me pikë të barabarta 63. Partizani e Egnatia kanë tani të njëjtin objektiv, titullin kampion, por në të cilin favoritë duhet të jenë të kuqtë. Ofensivat e tyre kanë rezultuar njësoj efikase, duke shënuar 51 gola, por janë prapavijat ato që bëjnë diferencën me të të Shehit që përtej mungesave ka pësuar 29 kunddrejt 38 të rrogozhinasve.

Lexo më tejTitulli në ‘duart’ e anglezëve: ja kush do të ndihmojë Taylor të dielën në Egnatia-Partizani

E nëse marrim precedentët sezonalë, edhe ato janë krejtësisht në barazim, me një përjashtim të vogël, por tepër sinjifikativ. Në pesë përplasjet mes tyre janë tre barazime dhe nga një fitore për secilën skuadër, por suksesi i Partizanit, në atë kohë i drejtuar nga Abilaliaj, është në vetmen ndeshje për jashtë ose brenda: finalen e Superkupës. Natyrisht, të kuqtë finalet dinë t’i fitojnë dhe me palmaresin e tyre historik kanë dhe eksperiencën që në të tilla raste bëjnë diferencën.


1 Comment

  1. FSHF duhet te mendoje seriozisht te rimodeloje dy trofete se jane tejet te shemtuar ……per te mos folur per orhanizimin,nivelin etj….po trofete duben nderruar urgjent se jane qesharake .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *