• |
ide | kryesore

Si president nuk funksionon, Ronaldo kontestohet nga tifozët: Fenomeni vendos të shesë Cruzeiro

Sport
Ronaldo



Përvoja e Ronaldo Fenomenit si aksioner i shumicës (ai zotëron 90%) te Cruzeiro, klubi Belo Horizonte që e futi atë në futbollin profesionist kur ishte vetëm 16 vjeç, është tashmë në kreditet e fundit, pas më pak se tre vitesh. Ish-lojtari i Barcelonës, Inter e Real Madrid, sipas raportimeve të ndryshme të mediave braziliane, në fakt është gati të përfundojë shitjen e aksioneve të tij. Ato do transferohen te sipërmarrësi Pedro Lourenço, mbreti i supermarketeve i cili është këshilltar dhe gjithashtu kreditor i shoqërisë mineira për shkak të ngjarjeve që i përkasin të kaluarës.

Nën presionin e tifozëve për paraqitjen e Cruzeiro, pas humbjes në finalen e dyfishtë të kampionatit ‘estadual’ ndaj rivalëve të përjetshëm Atletico Mineiro dhe më pas për paraqitjen në kampionatin kombëtar, në të cilin skuadra e themeluar nga komuniteti italian i Belo Horizonte është i shtati në renditje me 7 pikë në 4 ndeshje, Ronaldo ka vendosur të shesë aksionet e tij dhe këtë tashmë ia ka komunikuar skuadrës dhe trajnerit Paulo Autuori.

Lexo më tej: Video/ Ronaldo, Fenomeni i martesave: hera e katërt është dasma në Ibiza me Celina Locks

Ky i fundit vendosi të japë dorëheqjen mbrëmë pikërisht për këtë arsye: “Erdha këtu i thirrur nga Ronaldo dhe do të iki me të”. Ish-lojtari i kombëtares së Brazilit zotëron edhe një klub në Spanjë. Edhe Valladolid ra në Segunda në fund të sezonit të kaluar, gjë që, edhe në këtë rast, krijoi kundërshtime të forta nga tifozët ndaj Fenomenit, i cila për momentin megjithatë nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Në të kaluarën, në vitin 2014, Ronaldo Fenomeni kishte zbritur edhe në futbollin amerikan, duke blerë 25% të Fort Lauderdale Strikers (skuadra në të cilën, në kohën e NASL, luante George Best). Më pas, atë kuotë aksionesh Ronaldo e rishiti, duke dalë nga futbolli amerikan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *