• |
ide | kryesore

“Ranë në grackën tonë”. Tetova kurth për vendin e fundit, Devolli i ashpër: “Nuk vinim era ekip”

Sport
tetova



“Pa fitore? Jo pa fitore se ne kemi fituar ne Kupë por në kampionat le të themi. Filluam një ndeshje shumë të mirë, goditëm që ne fillim, është një rezultat i mirë dhe një fitore që na kënaq”. Edlir Tetova mundohet ti japë kuptimin që nuk ka serisë pa fitore në kampionat, ku nuk fitonte prej 7 javësh përpara se të mundte 1-0 Kukësin. E megjithatë edhe kundër vendit të fundit Egnatia kishte nevojë për kurthe: “Po stërvit ekipin për kundërshtarin e radhës, duke marrë pikët që të na shërbejnë për “Final 4”, e mbajta ekipin 70 metra e poshtë. Kukësi kërkonte 3 pikëshin edhe sot, edhe kjo e bëri të binte në grackën tone”.

Një replikë pastaj me Devollin për vonesat e lojës, edhe pse në fakt Kukësi nuk është se bëri shumë në aspektin ofensiv: “Vonesa loje? Jo nuk besoj, aty ku ka pasur kontakte ka pasur faulle. Ne na kanë futur topat ne fushë në finale, si është kjo vonese loje!? Konstatimi i Devollit nuk është i drejtë”, the Tetova.

Lexo më tejVideo/ Fitorja e parë pas dy muajsh, Zejnullai thyen tersin: Kukësi rrëzohet në Rrogozhinën e fatit

Frika është e gjitha në mundësinë e fundit të Fejzaj, ku Sherri shpëtoi rezultatin: “Me rastin në fund mund ta kishim paguar, mua më intereson që ekipi im të prodhojë raste, të shkojë te porta. Kjo është ajo e cila më intereson”, tha Tetova.

DEVOLLI: “VETËM SHTRIHU, VONO… VONO”

“Gjithmonë humbja është e dhimbshme, ajo që nuk më pëlqeu sot është se nuk ramë asnjëherë në 90 minuta era ekip, u bëmë shumë të vegjël. Nuk sakrifikuam, vrapuam, apo dubluam si kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Kur nuk i bën, bëhesh shumë i vogël ndaj kundërshtarit”. Bledar Devolli ka kritika të forta për eki9pin, për prezantimin në Rrogozhinë. Tekniku i Kukësi e ka më shumë se për humbjen 1-0 me Egnatian e ka me mënyrën si u sollën të tijtë në fushë: “E kishim përgatitur ndryshe, goli i shpejtë na prishi anën psikologjike se ndoshta ekipi ra. As dëshirë nuk pashë sot, rregull nuk bëhej fjalë që kishim sot, por janë edhe 7 ndeshje. Do i shohim që të ndryshojmë patjetër fytyrë, duke filluar që nga Kupa”.

Tekniku i Kukësit sulmoi edhe kundërshtarin, duke e krahasuar lojën e bërë për nivele inferior: “Pastaj tjetra që nuk më pëlqeu, nuk kishte lojë efektive, nuk ka mundësi që ndeshje Superiore duket si ndeshje e Kategorisë së Dytë, pa lojë efektive, vetëm shtrihu, vono, vono, vono… Pastaj bie dëshira”. “Po të shohësh edhe Egnatia kishte presion, se e kemi kapur tre herë topin. Për kaq gjë luhet, po nuk u tregove agresive… nëse njëri shkonte gol, do flisnim ndryshe pas ndeshjes. Ishim nën presion dhe dukeshin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *