• |
ide | kryesore

Video/ Calhanoglu nis festën e Inter me dy gola: Torino me 10 lojtarë nuk reziston dot në San Siro

F1, Sport, Video
Calhanoglu



Festë e madhe në San Siro, ku Inter u prezantua para tifozëve të tij pas sigurimit matematik të fitimit të titullit kampion numër 20. E sfilata e kampionëve të rinj të Italisë u kurorëzua me suksesin 2-0 ndaj Torinos, me tre pikë të tjera që u mundësojnë zikaltërve të vazhdojnë gjuetinë për rekordin e pikëve, për të kapërcyer 98 pikët e arritura me Mancinin në pankinë. Pjesa e parë pa gola, më pas në minutën e 47 kartoni i kuq i Tameze për faullin ndaj Mkhitaryan ndryshoi lojën. E këtu vjen dygolëshi vendimtar i Calhanoglu (goli i dytë me penallti). Festa është kompletuar.

Lexo më tej: FOTO/ Erjona Sulejmani feston titullin e Inter: postimi sexy me ngjyrat zikaltër

Festë duhej të ishte dhe festë do të jetë. Me tre pikë të tjera në kërkim të rekordit të klubit në Serie A me 20 ekipe zikaltrit mund të festojnë. Inter-Torino përfundoi 2-0 falë dy golave të Hakan Calhanoglu në pjesën e dytë. Ndeshja fillimisht ishte e ngadaltë dhe e luftuar, por përjashtimi i Adrien Tameze në fillimin e pjesës së dytë – sugjeruar nga VAR pas paralajmërimit fillestar të Maria Sole Ferrieri Caputi – lehtësoi ndeshjen e drekës së zikaltërve.

Kështu mesfushori siguroi fitoren në harkun e katër minutave, pas gjysmë ore lojë. Fillimisht ai hapi rezultatin pas një asisti nga Henrikh Mkhitaryan, më pas shndërroi në gol penalltinë për të dyfishuar epërsinë pas faullit të Matteo Lovato ndaj Marcus Thuram. E në atë moment ndeshja mund të quhej e përfunduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *