• |
ide | kryesore

Moratti replikon për frazën e drejtorit të Juventus Giuntoli mbi 5 majin: “Sa i keq, po bëj sikur nuk nodhi asgjë”

Sport
Moratti



Të dielën në mbrëmje, në para-ndeshjen Roma-Juventus, CEO i Juventus, Cristiano Giuntoli, ka dashur të kujtonte 5 majin 2002, në përvjetorin e titullit të 26, të fituar në javën e fundit me bashkëpunimin e Inter, që u mund me rezultatin 4-2 nga Lazio në Olimpico. Në atë kohë presidenti zikaltër ishte Massimo Moratti që e ka ndjerë goditjen e juventinit dhe është përgjigjur, me diplomaci.

MORATTI: “SA I KEQ GIUNTOLI”

“Sa i keq Giuntoli – replikoi Moratti për Radio Kiss Napoli -. E mbaj mend si një ditë shumë të keqe, kështu që po bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Lexo më tej: Giuntoli i kujton Inter titullin e 2002, ku ndihmoi edhe Inzaghi: “Kënaqësi të kujtosh 5 majin në Romë”

ÇFARË THA GIUNTOLI?

Drejtori Sportiv bardhezi para ndeshjes me Romën në Serie A foli për një përvjetor të rëndësishëm për tifozët e Juventus, duke qenë se ndeshja në Olimpico takoi pikërisht në 5 maj, 22 vjet nga një datë në të cilin Inter humbi titullin në javën e fundit të kampionatit, i fituar nga Juventus: “Në çfarë konsiston ADN-ja bardhezi? Ndërkohë, 5 maji është gjithmonë një kënaqësi për t’u kujtuar në Romë për ne juventinët – ishin fjalët e drejtorit sportiv Giuntoli për Dazn -. Më pas duhet të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes. Kjo do të ishte një arritje e madhe, gjithçka është në duart tona. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të marrë pikët e nevojshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *